Mes Turqise dhe Greqise vazhdojne tensionet. Kane qene mediat greke qe publikuan informacione se fundi sipas te cilave Ankaraja nuk eshte terhequr nga provokimet.

“Turqit vijojnë të provokojnë, duke shënjestruar edhe njëherë ishullin Kastellorizo”. Raportimi vjen nga mediat greke lajmin në lidhje me një incident të shtunën.

Banorët janë shqetësuar nga një dron ku luhej himni kombëtar i Turqisë dhe këngë për betejat osmane.

Sipas informacioneve nga mediat, droni fluturoi mbi 40 minuta mbi Kastellorizo dhe ishujt e vegjël rrethuese.

Mediat greke nuk kanë raportuar vetëm këtë incident. Një flamur grek i pikturuar në një shkëmb është ngjyrosur me ngjyrë të kuqe. Autoritetet kanë nisur hetimet për të dyja ngjarjet.