Edi Reja ka zgjedhur një formacion kuq e zi me emra të rinj për përballjen e Kazakistanin.

Kombëtarja Shqiptare do të përballet në ndeshjen që pritet të nisë në orën 15:00 ndaj Kazakistanit.

Trajneri Reja ka zgjedhur shumë emra të rinj në këtë takim që është shumë i rëndësishëm për vendin e parë në grupin e Shqipërisë.

Tekniku italian do ta nisë këtë takim me Berishën në portë, ndërsa në mbrojtje janë të reshtuar Veseli, Kumbulla, Djimsiti, Dermaku.

Në repartin e mesfushës renditen Bare, Trashi, Kallaku, Abrashi Broja dhe në krye të sulmit është vendosur Manaj.