Kryeministri Edi Rama, në vijim të fushatës së tij elektorale ka përdorur një element të ri, për kundërshtarët e tij politikë. Duke ju referuar numrit 6 që mban LSI dhe numrit 9 që mban PD në fletën e votimit, Rama tha se 69 është në fakt numri i djallit. Dhe sipas Ramës, kush foton 6 dhe 9 merr në fakt derrin maç, siç tha ai, ndërsa ironizoi përmes letrave Presidentin Meta dhe ish-Kryeministrin Berisha.

Pjesë nga fjala e Ramës në Gjirokastër

Sot  në darkë do më shikoni tek Fevziu i vërtetë. Është djali i xhaxhait të tij, por ky i ka marr studion. I vërteti është ky sonte. Takova një fallxhore aty. Pas emsionit më tha fallxhorja: Ça bën që i thua Lulit ndau? Si të ndahet Luli? Si të ndahet Luli? Po i ke parë numrat tij?

Dhe më dha letrat. Tha: Po ca numri është ky? 6, i thashë. Jo tha është 9. Ti e di tha, nuk është as 6 as 9. Janë ata të dy, e thua vetë, derri maç, njëri me kokë lart njëri me kokë poshtë.  Iliri lart Saliu poshtë, Iliri poshtë, Saliu, lart. Kështu vati kjo punë. Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka.

Unë të kuptoj tha, s’ke faj ti. Dhe prandaj ngaqë nuk i dha dum kësaj pune, ka rënë dakord që ky është numri i djallit, 69. Vajte tek gjashta?  Nëntën  ke. Vajte tek nënta? Gjashtën ke. More 69, të mori djalli e të çoi në djall.