Ndryshim drastik i motit në Shqipëri, ja si do të jetë në 3 ditët e ardhshme

Një sistem i dendur vranësirash sjell rrebeshe shiu intensive në veriperëndim dhe orët e para të së shtunës shtrijnë reshjet mesatare dhe intensive në të gjithë vendin duke sjellë rrezik për përmbytjet lokale.

Parashikohet permirësim i motit vetëm pas mesditës së ditës së shtunë. Por reshjet mbeten prezente edhe ditën e diel.

Ndërsa e hëna sërish sjellë shtrëngata shiu.

Vendet e Rajonit paraqiten në të njëjtat kushte atmosferike, ku më problematike paraqitet dita e shtunë dhe e hëna.

Rrëzohet një aeroplan në Serbi

Një aeroplan është rrëzuar në mëngjesin e sotëm në Serbi. Raportohet se aeroplani është rrëzuar në afërsi të Loznicës, konkretisht në zonën e fshatit Brasina. Nuk ka informacione deri më tani se cilës kompani i takon aeroplani, çfarë drejtimi kishte, apo nëse është aeroplan civil apo ushtarak.

Lajmi në përditësim…

Pipero jep lajmin e rëndësishëm për personat me Covid-19

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero është shprehur sot se jo çdo person i infektuar me COVID-19 duhet të izolohet.

Në një prononcim për Euroneës Albania, teksa po fliste për hapjen e shkollave, Pipero tha se një person pozitiv me COVID-19 por pa shenja klinike nuk është e nevojshme të karantinohet por mjafton të mbajë maskë.

“Shoh që ka një lloj paniku, qoftë nga prindërit dhe arsimtarët.  Shkollat duhet të vijojnë të jenë të hapura, pasi pa u hapur shkolla nuk hapet shoqëria. Një person që del pozitiv dhe pa shenja klinike, për mua nuk ka arsye të karantinohet. Mjafton të mbajmë maskën si personat e tjerë”, theksoi Pipero.

“Në raste kur kemi të bëjmë me një person kontakti, pa shenja klinike, për mua të vendosi maskën dhe të vijojë aktivitetin. Të gjithë duhet të respektojmë udhëzimet që dalin nga ekspertët. Shumë pak mund t’ua kalojnë sëmundjen të rriturve. Nuk duhet të vendosim fëmijët në panik. Ta heqim mendimin izolim për fëmijët. Pra, duhet ta shikojmë rast pas rasti”, shtoi ai.

Maqedoni: Komuna e Gostivarit vëllazërohet me dy komuna nga Turqia!

Për binjakëzim me këto komuna vendos Këshilli komunal i qytetit, i cili për ditën e nesërme ka thirrur seancë dhe në rend dite do të gjenden edhe porpozimet për vëllazërim të Komunës së Gostivarit me komunat e lartpërmedura nga Turqia. Pas marrjes së dirtës jeshile nga Këshilli, do të pasojë nënshkruarja e marrëveshjeve për vëllazërim e cila marrëveshje nënkupton ndihmë reciproke ndërmjet dy komunave dhe mbajtje gjallë të bashkëpunimit reciprok në të ardhmen.

Ndryshe, në nëntor të 2018-tës, Komuna e Gostivarit u vëllazërua edhe me një komunë tjetër nga Republika e Turqisë, gjegjësisht me atë të Kilist.

Këshillë:Halat e peshkut, ja çfarë duhet të bëni nëse ju ngecin në fyt

Disa ekspertë kanë ndarë disa zgjidhje praktike dhe të thjeshta që mund t’i praktkoni lehtë në shtëpi.

Peshku është një nga ushqimet e detit që të gjithë e preferojmë. Por momenti kur halat e tij të ngecin në fyt është shumë i sikletëshëm. Disa ekspertë kanë ndarë disa zgjidhje praktike dhe të thjeshta që mund t’i praktkoni lehtë në shtëpi.

Gjeja e parë që duhet të bëni sipas ekspertëve është të mundoheni që të kolliteni fortë, pasi levizjet e ashpëra të fytit mund të nxisin nxjerrjen e halës. Një mënyrë tjetër ëshë edhe uji me kripë sepse uji i kriposur do të marrë me vete halën. Gjithashtu mënyrë e mirë për të “shpëtuar” nga hala është edhe buka e lyer me gjalpë kikiriku pasi hala do të ngjitet te gjalpi dhe të zbresë në stomak.

Kështu që nëse herë tjetër do t’ju ngecin ndonjë halë në fyt praktikojni këto mënyra efikase.

Një prind kinez punësoi lojtarët më të mirë të videolojrave, arsyeja do t’ju habisë

Një burrë kinez i shqetësuar për varësinë e lojrave të djalit të tij të papunë punësoi lojtarë të videolojrave në internet për të ‘vrarë’ të birin e tij.

Burri, i quajtur Z. Feng, fajëson djalin e tij 23-vjeçar për lojëra me role online për papunësinë e tij dhe gjeti një mënyrë radikale për ta larguar atë nga kjo varësi.

Z. Feng, i cili jeton me djalin e tij në provincën Shaanxi në Kinën qendrore, punësoi lojtarë të nivelit të lartë për të vrarë karakterin e djalit të tij sa herë që shkonte në internet për të luajtur me shpresën se kjo do ta lodhte të luante.

Z. Feng i tha gazetës kineze Sanqing Daily se djali i tij kishte filluar të luante lojëra online në shkollën e mesme pas së cilës notat e tij u përkeqësuan dhe Feng Jr ka dështuar që të mbajë një punë që prej asaj kohe.

Ai tha se ishte i mërzitur që kur djali i tij më në fund gjeti një punë në një kompani të zhvillimit të softuerit ai nuk arriti ta mbante atë për më shumë se tre muaj.

Por fatkeqësisht për Z. Feng, duket se plani i tij dështoi.

Burimi: CNN.com

23-vjeçari, i quajtur nga blogu Kotaku East si Xiao Feng, përfundimisht pyeti ‘vrasësit’ e tij pse vazhdonin ta vinin në shënjestër dhe zbuloi të vërtetën.

Në vend që ta inkurajonte atë të punësohej, ai i tha babait të tij ‘Unë mund të luaj ose nuk mund të luaj, kjo nuk më shqetëson.

‘Unë nuk jam duke kërkuar ndonjë punë — dua të marr ca kohë për të gjetur një që më përshtatet.’

Një ekspert i lojërave dhe varësive u citua nga BBC duke thënë se këto lloje të ndërhyrjeve mund t’i bëjnë më shumë dëm sesa dobi marrëdhënieve familjare dhe se në shumicën e rasteve varësia ndaj lojrave është një simptomë e një problemi themelor.

Profesori Mark Griffiths, ekspert i lojërave dhe varësive në Universitetin Nottingham Trent, i tha BBC se ai nuk i kishte njohur anëtarët e familjes që të shkonin në masa kaq drastike më parë.

Ai tha: ‘Nuk do të bëjë shumë për marrëdhëniet familjare.

Ai tha se në përvojën e tij 25 vjeçare kishte hasur në lojtarë që harxhonin deri në 14 orë në ditë lojëra.
Por ai tha se ka një ndikim të dëmshëm vetëm nëse ndikon në punën e tyre ose jetën familjare.
Kotaku East raportoi se dyshja ishte bashkuar pasi Xiao u përball me babanë e tij, por nuk është e qartë nëse ai tani ka gjetur punë. /Lajmenoy.info

Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK, dërgohet në Hagë

Eulexi ka arrestuar Salih Mustafën, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, që ka drejtuar njësitit të quajtur BIA. Mustafa është i arrestuari i parë i Speciales në Kosovë.

Mustafës i janë vënë prangat mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij. Familjarët kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.

Po ashtu, mediat vendase raportojnë se lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, që tha se ende nuk ka informacion zyrtar.

“Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Shala për klankosova.tv

Mustafa u intervistua nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Konfikti në Mesdheun Lindor/ Turqia dhe Greqia të gatshme për dialog

Konflikti në Mesdheun Lindor mes Greqisë dhe Turqisë duket se po shkon drejt një marrëveshje. Kjo pasi mediat e huaja kanë bërë me dije se Presidenca turke ka qenë e para në publikimin e lajmit se palët kanë rënë dakord që të bisedojnë për shpimet dhe kërkimet e naftës dhe gazit natyror në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

Tashmë ecuria e bisedimeve do të varet nga hapi i ardhshëm i Greqisë shprehet presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Impulsi për shtendosje dhe dialog duhet të ketë për bazë hapat e përafrimit nga të dy palët.”- thuhet në njoftimin zyrtar të kryeministrisë turke.

Më herët kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Kishillit të BE, Charles Michel janë këshilluar në një videokonferencë për këtë çështje.

Presidenti turk shpreson se samiti i BE në fillim të tetorit do t’i japë një “jetë të re” raporteve mes BE dhe Ankarasë, thuhet më tej. Në samit do të flitet për vendosjen e mundshme të sanksioneve kundër Turqisë, për shkak të tensioneve në Mesdhe.

Ndërkohë Ministria e Jashtme greke ka konfirmuar se do të vazhdojnë negociatat e ndërprera me Ankaranë në vitin 2016. Takimi do të mbahet së shpejti në Stamboll, por nuk është vendosur një datë. Këshillimet mes Athinës dhe Ankarasë kanë filluar të mbahen në vitin 1999, por me ndërprerje të shpeshta. Raundi i ri i bisedimeve do të jetë i 61 me radhë, thuhet në Athinë.

Kushtet e Erdoganit në bisedimet me palën turke: Të përfshihet Qipro

Erdogani ka propozuar mbajtjen e një konference rajonale ku do të përfshiheshin të gjitha palët e interesuara në këtë grindje, duke përfshirë edhe pjesën turke të Qipros. Një konferencë e këtillë do të kishte influencë “pozitive dhe konstruktive” në situatën e tanishme në Mesdheun lindor”, deklaroi Erdogan. Erdogan foli për këtë konflikt edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Në fjalimin e tij përmes videos ai kërkoi një dialog “të vërtetë” për përfundimin e krizës. Njëkohësisht ai dënoi edhe “pengesat” e krijuara nga Perëndimi.

Kujtojmë se tensionet në Mesdheun lindor kanë shpërthyer për shkak të kërkimeve të gazit nga Turqia në zonat ujore mes Greqisë, Turqisë dhe Qipros. Qeveria turke ka hedhur poshtë kritikat dhe është e mendimit se këto ujëra ndërkombëtare i përkasin Turqisë. Palët në konflikt kanë pretendime të kundërta dhe atje kanë dërguar edhe anije luftarake.

Tërmet i fuqishëm në Shqipëri!

Sot rreth orës 1:30 të mëngjesit në Shqipërinë e mesme u ndje një termet i fuqishëm.

Lëkundjet ishin me magnitudë 4.6 të shkallës rihter. Epiqendra ishte 10 km në verilindje të Lushnjes dhe thellësia e këtij tërmeti ishte 2 kilometra. Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë.

Ndërkohë EMSC e ka konsideruar këto lëkundje të nivelit 4.

Tërmeti ishte 4.6 ballë i shkallës rihter.

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 24 shtator 2020

Dashi

Kjo ditë do të jetë mjaft e lodhshme sa i takon dashurisë. Mundohuni që të mos flisni dhe tensionoheni. Në punë do të ketë nervozizëm dhe tensione. Do e keni të vështirë të sqaroheni dhe të gjeni një marrëveshje.

Demi

Nëse ka probleme të pazgjidhura në dashuri, ka ardhur koha që të sqaroheni. Sa i takon punës, nëse keni një aktivitet tuajin, do të punoni më shumë. Do të përballeni me shqetësime të mëdha sa i takon të ardhurave.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje i pret një e enjte intriguese. Diçka e re do të vijojë. Në sferën profesionale, ju pret një ditë tejet pozitive. Diçka po ndryshon për mirë dhe ju jeni të vetëdijshëm për këtë fakt.

Gaforrja

Hëna nuk është në anën tuaj, ndërkohë që ju do të jeni nervoz. Në raportin në çift do të përballeni me debate, ndaj bëni kujdes.

Luani

Dashuria paraqitet mjaft e favorshme, ndërkohë që në këtë periudhë mund të lindin situata të bukura. Sa i takon punës mos hezitoni përballë propozimeve të reja. Nuk duhet të dekurajoheni.

Virgjëresha

Hëna është në anën tuaj dhe kjo do ju ndihmojë që të rikuperoni raportet. Lajme të mira do të ketë për çiftet që janë përballur me vështirësi. Sa i takon punës, do të ketë zhvillime premtuese. Duke nisur nga data 28, Marsi do të ketë ndikim të favorshëm.

Peshorja

Gjithë ata që janë të dyjëzuar mes dy historish dashurie, gjatë kësaj dite do të jenë më të pavendosur se kurrë. Sa i takon punës, nëse keni bërë një kërkesë dhe s’po merrni përgjigje, mund të humbni toruan.

Akrepi

Ju pret një ditë pozitive në dashuri. Mundohuni që debatet dhe problemet ti shtyni për një moment tjetër. Në punë do të përballeni me disa vështirësi, të cilat duhen kapërcyer.

Shigjetari

Venusi do të ketë ndikim të favorshëm, ku do të jeni gati të bëni zgjedhje të rëndësishme. Sa i takon punës, gjatë kësaj periudhe dikush ka shfaqur dyshime lidhur me një projekt ku jeni të përfshirë.

Bricjapi

Hëna do të jetë e pranishme tek të lindurit e kësaj shenje. Kjo do të thotë vetëm një gjë: periudhë pozitive për dashurinë. Në punë, do të përballeni me disa tensione. Bëni mirë që të analizoni të gjitha mundësitë.

Ujori

Nëse ka një person të cilin e keni përzemër, ka ardhur momenti për të folur për planet tuaja, me afrimin e tetorit. Sa i takon punës, ekziston mundësia që të pranoni një kompromis të mirë.

Peshqit

Në fund të muajit, do të jetoni një periudhë interesante për dashurinë. Ndërkohë e enjtja do të sjellë përmirësim të ndjeshëm. Sa i takon punës, duhet të zgjidhni një problem. Edhe në këtë drejtim fundi i muajit do të jetë dukshëm më i mirë.