Ministri i mbrotjes së Serbisë: Shqipëria e madhe kërcënim për Ballkanin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar pas deklaratave të kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së dy qeverie Kosovë-Shqipëri.

Ai thotë se kjo është përpjekje për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.

Mediet serbe shkruajnë se Vulin ka thënë se shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin territoret e njerëzve të tjerë, ndërsa serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre, ku përsëritet gënjeshtra se Shqipëria e Madhe është një Shqipëri e natyrshme dhe serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen.

Vulin thotë se ‘Shqipëria e Madhe’ është lajm i një katastrofe të madhe, prishjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan”, ndërsa ka bere thirrje për bashkim institucional.

“Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan”, tha ai. /Top-channel.tv

Shenjat se fëmija juaj mund të bëhet gjeni

Besoni se fëmija juaj 2 vjeç është shumë më i shkathët dhe i zgjuar se bashkëmoshatarët e tij, por nuk mund të jeni 100% i sigurt që do të jetë kështu edhe kur të rritet…apo jo?

Në fakt, sipas Shoqatës për Fëmijët e Talentuar, janë të paktën 11 shenja të zgjuarsisë që shfaqen mes moshës 2-4 vjeç dhe që tregojnë se shanset janë shumë të mëdha që fëmija mund të bëhet gjeni kur të rritet.

1. Ka kujtesë shumë të mirë.

2. Fillon të flasë me herët se fëmijët e tjerë dhe ka një fjalor shumë të pasur. Fëmijët fillojnë të thonë fjalët e para kur janë 15 muajsh. Ndërsa fëmijët e talentuar fillojnë të formojnë fjali, fraza dhe metafora shumë më herët se fëmijët e tjerë të të njëjtës moshë.

3. Bën shumë pyetje… dhe është shumë i vëmendshëm në atë që thoni.

4. Shpreh interesim për aktivitete të ndryshme. I pëlqen muzika. Do të përdorë pajisjet elektronike. Pëlqen të luajë me lodra.

5. Ose priret të fokusohet vetëm tek një fushë. Kontrollon nëpër libra foto me dinozaurët.

6. Është idealist, por shfaq edhe një shenjë arsyetimi që në moshë të vogël.

7. I pëlqen t’i lexojnë të tjerët libra ose t’i tregojnë përralla.

8. Është plot me imagjinatë. Ka raste kur fëmijët krijojnë edhe shokë imagjinarë.

9. Është energjik

10. Pjesa më e mirë: Ka një sens humori të paparë. Nëse fëmija juaj 2 vjeç bën shaka dhe përpiqet t’ju bëjë të qeshni, është një tjetër shenjë e të ardhmes së tij të talentuar.

Mungesa në Kombëtare, Reja sqaron pse mungojnë Hysaj dhe Roshi

Trajneri i Kombëtares Edi Reja në një ka bërë me dije se si pasojë e koronavirusit, ndeshjet bëhen edhe më të vështira. Reja ka bërë me dije se pesë lojtarë nuk do të jenë në ndeshjet e muajit nëntor pasi konsiderohemi zonë e kuqe dhe si pasojë e dëmtimeve të marra.

“Më kanë kërkuar të mos e marrë lojtarin Elseid Hysajn. Jemi në situatë të vështirë, sepse edhe pandemia edhe lufta në Armeni.

Për mungesat e 5 lojtarëve. Roshi është dëmtuar nga informacionet që kam. Cikalleshi nuk është në formën e tij më të mirë. Balaj e njoh, nuk kam çfarë të shoh, kam vendosur ta lë në shtëpi…

Ka qenë projekt me Federatën që të synojmë 2024, por pa lënë mënjanë dhe eliminatoret e Ligës, por duam të bëjmë një ekip konkurues. Dua të bëj një ekip konkurues me Dokën, Kallakun, Çekicin, etj. Do të jenë më të pjekur pas 4 vitesh. Në momentin që nuk i aktivizoj, është e kotë t’i mbaj në stol, kur i marr dua ti ingranoj.

Armenia ka problemet e saj, problemi im është se ciëlt lotjarë do të jenë të disponueshëm. DO të doja të kisha 27 lojtarë, do të presim dhe fundjavën, dhe të hënën presim të kemi një panoramë të qartë.

“Për një orë shkrumbohet Athina”/Kryeministrja turke që shpëtoi Shqipërinë nga pushtimi grek në vitin 1997

DossierKryesore
Përditësuar: 20:57 30/09/2020
“Për një orë shkrumbohet Athina”/Kryeministrja turke që shpëtoi Shqipërinë nga pushtimi grek në vitin 1997
20:57 30/09/2020

77,322FansaPËLQEJE
Tansu Chiller, ish-kryeministrja e Turiqisë është një nga femrat të cilat kanë garantuar drejtpërdrejtë ruajtjen e kufijve të Shqipërisë në 1997-ën.

Atë vit trazirash kur Greqia tentoi të “pushtonte” jugun e Shqipërisë, kryeministrja e Turqisë Chiller i dha ultimatim Greqisë se brenda 24 orëve nuk terhiqen trupat greke, atëherë do t’ju pushtojmë brenda një ore.

“Kush prek Shqipërinë, ka prekur dhe Turqinë”, kështu i tha presidentit grek asaj kohe.

Tansu Penbe Çiller (lindi më 24 maj 1946) është akademike, ekonomike dhe politikane turke që shërbeu si Kryeministre e 22-të e Turqisë mes viteve 1993 dhe 1996. Ajo u bë e vetmja femër dhe e para që ka mbajtur postin e kryeministrit. Si udhëheqëse e Partisë së Rrugës së Vërtetë, ajo shkoi njëkohësisht për të shërbyer si Zëvendëse e Kryeministrit dhe Ministre e Punëve të Jashtme mes viteve 1996 dhe 1997.

Çiller ka lindur në Stamboll, babai i saj së pari ishte ekonomist dhe pastaj guvernator i Provincës Belxhik gjatë viteve 1950. Ajo diplomoi në shkollën ekonomike në Kolegjin Robert pas mbaroi Kolegjin Amerikan për vajza në Stamboll. Ajo morri M.S. në Universitetin e Nju Hëmpshërit dhe PhD në Universitetin e Keneriket.

Ka studiuar për ekonomi në Kolegjin Franklin dhe Marshall në Lancaster, Pennsylvania. Në vitin 1978, ajo u bë mentore në Universitetin Boğaziçi në Stamboll dhe në 1983 u bë profesore në njëjtin institucion.

Ka hyrë në politikë më 1990, duke i’u bashkuar Partisë së Rrugës së Vërtetë (DYP) si këshilltare ekonomike e ish-kryeministrit Süleyman Demirel. Në 1991 si zëvendëse u zgjodh në parlament duke përfaqësuar Stambollin. DYP u bë partia më e madhe me 27% të vendeve në parlament dhe Demirel formoi koalicion qeveritar. Ajo u zgjodh në bordin ekzekutiv të DYP dhe fitoi pozitën zëvendëse e kreut.

Tansu Çiller është e martuar me Özer Uçuran Çiller dhe ka dy fëmijë. /Ra.My.Fjala.al/

RRJETI 5G/ Trump letër Ramës: Të nënshkruajmë memorandumin për sigurinë! Kryeministri ia jep përgjigjen pozitive

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi një letër kryeministrit Edi Rama lidhur me rrjetin 5G. Trump kërkonte nga Shqipëria që të refuzonte modelin kinez, ndërsa Rama përgjigjen pozitive e ka dhënë nga mbledhja e dy qeverive.

Presidenti amerikan Donald Trump, në një letër dërguar kryeministrit shqiptar Edi Rama, i ka kërkuar që të nënshkruajnë një memorandm për sigurinë e rrjetit 5G. Ndër të tjera në letrën e tij, dërguar Ramës, Trump e falenderonte për qëndrimin që qeveria shqiptare kishte mbajtur larg qëndrimit të Kinës.

“I dashur Z. Kryeministër: Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit. Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë. Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni. Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem,“- shkruhet në letrën nga Trump.

Por nuk vonoi shumë dhe përgjigjen pozitive të letrës Rama e dha në mbledhjen mes dy qeverive Shqipëri- Kosovë në Tiranë, ku u shpreh se oferta në rajon ishte e dyshimtë dhe se do të prisnin për të një rrjet më të sigurtë.

“Dua të rikonfirmoj qëndrimin që vendet e rajonit duhet të shohin perspektivën e një zhvillimi të teknologjisë 5G të bazuar në një rrjet të sigurt dhe duhet të synojnë alternativën e duhur. Vendet e rajonit tonë duhet të shohin prespektivën e zhvillimit të rrjetit 5G si rrjet të sigurt në çdo aspekt. Duhet të synojnë alternativën e duhur të ofertës që ekziston sot. Për sa na takon sot si Shqipëri është një ofertë e dyshimtë. Duam ta çojmë përpara të një integrimi jo vetëm të rrjeteve tona,” – tha Rama.

Bill Gates ju tregon se cila është mënyra e vetme për të mundur Covid-19

Bill Gates deklaroi se “mënyra e vetme për të eliminuar kërcënimin e Covid-19 nga një shtet, është që ta eliminosh në të gjitha shtetet”.

Kështu u shpreh miliarderu në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Themeluesi i Microsoft theksoi se gjëja e vetme që duhet bërë është të prodhohet një vaksinë “e sigurt dhe efikase”, gjë të cilën ai parashikon se do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Mund të ketë edhe më shumë se një vaksinë. Falë saj, bota më në fund do të ketë mundësinë që të çrrënjosë kërcënimin e pandemisë dhe t’i kthehet jetës normale. Por, vaksina nuk mjafton. Duhen prodhuar miliona vaksina dhe të gjendet strategjia më e mirë për shpërndarjen e saj”, theksoi Gates.

Ai nënvizoi gjithashtu se vaksina duhet të jetë për të gjithë vendet.

Flota Shqiptare në Karaburun, reagon ministri i jashtëm Grek!

Sot në mëngjes menjëherë ka reaguar ministri i jashtëm Grek Dendias për patrullimin e flotës detare Shqiptare në detin Jon.

Nikos Dendias ka kritikuar ministrin e mbrojtjes Shqiptare duke e cilësuar patrullimin e flotës detare Shqiptare si një provokim konflikti mes dy vendeve.

Ai tha se nuk është nevoja të tregohen forca patrullimi në detin Jon nga Shqipëria ndërkohë që Greqia është pasive në këtë anë.

Dendias theksoi se në ditët në vijim do të ketë patrullim nga flota detare Greke përgjat kufirit detar mes dy vendeve dhe nuk do të lejohen provokime të tilla nga ana e Shqipërisë, pasi këto të fundit po cënojnë të drejtat ndërkombëtare në ujërat territorial Grek sipas konventës ndërkombëtare.

Dendias u tregua mjaft i ashpër edhe për ndikim turk në Shqipëri duke e cilësuar si nxitës për konflikt mes dy shteteve fqinje. /Lajmenoy.info

Kancelarja gjermane jap paralajmërimin e frikshëm

Ditën e sotme, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralamëruar se numri i inf eksioneve në vend po rritet dita ditës dhe nëse nuk merren masa të rrepta për të parandaluar sëmundjen vde kjepruëse të Covid-19, në ditë mund të shënohen 19,200 raste të reja.

 “Nëse vazhdojmë kështu, me këtë trend, atëherë do të kemi 19,200 inf eksione në ditë”, paralajmëroi Angela Merkel.

Sipas mediave të huaja Merkel tha se duhet të merren masa kundër pikave të nxehta lokale, përndryshe Gjermania do të kishte numra si vendet e tjera evropiane deri në Krishtlindje. Ajo ka theksuar se është e nevojshme të përcaktohen përparësitë dhe se ekonomia duhet të vazhdojë të funksionojë, shkollat dhe kopshtet duhet të qëndrojnë të hapura.

‘Numri i inf eksioneve në Evropë është shumë shqetësues dhe se është e nevojshme të bëjmë gjithçka që ta parandalojmë rritjen eksponenciale’, tha kancelarja Merkel.

Gjermania që prej fillimit të pandemisë deri më tani ka raportuar 286 mijë raste me koronavirus 9534 persona të vd ekur.

Burimi: tekdeeps.

Çmenduri në Milano, Tifozi Milanist bën veprimin e çuditshëm!

Sot gjatë ditës në Milano ka ndodhur një çmenduri nga një tifoz i zjarrtë i Milanit.

Në Casa Milan aty ku edhe ndodhen zyrat e drejtuesve të klubit Kuq e zi ka pasur takim mes drejtuesve të klubeve në Serie A ku ka qënë i pranishëm edhe Andrea Agnelli pronari i Juventus.

Në atë kohë kur Agnelli futet në Casa Milan një tifoz Milanez ka lajmëruar policinë për vjedhje në Casa Milan duke e akuzuar presidentin Juventin për vjedhje të trofeve.

Tifozi të cilit nuk i bëhet i ditur i është shqiptuar dënim me para nga policia vendase. /Lajmenoy.info

Tërmet i fuqishëm në Maqedoni

Rrjeti sizmologjik telemetrik me pikë në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mbajtur nga Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, 50 minuta pas mesnate regjistroi tërmet, epiqendra e së cilit ndodhet 320 kilometra në juglindje të Shkupit në Republikën e Greqisë fqinje.

Tërmeti, kumtoi Observatori sizmologjik, pati magnitudë lokale të Rihterit ML5.3, ndërsa është ndjerë nga popullata në pjesët juglindore të shtetit me intensitet prej III ballësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane.