Po lufton koronavirusin, gazetari: Ka dy mënyra për ta fituar betejën

Sipas Buzhalës, është tmerruese të mendosh hapjen e dasmave për shkak se kapacitetet spitalore po pakësohen çdo ditë e më shumë.

Postimi i plotë:

Shqiptare te dashtun

Luften me COVID-in mundemi me e fitu ne dy menyra: Me shkence ose me budallak. Sipas menyres se pare rruga eshte me e gjate, me ma shume kthesa, por me ma pak dhimbje. Rruga e dyte, kjo e budallakut, eshte sipas konceptit te bagetive, krejt tube ne deteline, krejt tube te lumi me pi uje, e mandej gjysa plasin.

Fatkeqesisht une nuk po shoh koncept keto dite. Eshte absolutisht tmerruese kur edhe me tutje po flasim a me i hape dasmat a jo – pra me u dalldise – kur kapacitetet spitalore tashme po tejkalohen, kur stafi mjekesor cdo dite e me teper po veteizolohen per shkak qe po dalin pozitiv.

A eshte e mundur qe edhe ne kete situate dikush eshte ne mes lejimit te dasmave dhe ndalimit te tyne?

Popujt primitiv dallojne prej popujve te emancipuar saktesisht te aftesia per me u organizu kolektivisht, e jo me reagu vec ne tragjedi personale.

Une e kam tregu historine time personale, mirepo ajo cfare kam tregu eshte vec e imja. Nuk po me duket e moralshme shume me e vazhdu tregimin edhe nga QKUK, mirepo mundem me ju garantu qe jemi tuj shku ne rruge te gabueshme.

Jo vetëm shqiptarët, Greqia nuk lejon as të huajt të kalojnë kufirin nga Shqipëria

Ne ditën e parë te lehtësimit të kalimit të kufirit me Greqinë, në Kapshticë situata duket se nuk ka ndryshuar.

Të vetmit që mund të kalojnë janë personat që disponojnë leje qëndrimi, nënshtetësi dhe punëtorët sezonale. Për ata që tentojnë të kalojnë kufirin me pasaportë biometrike nuk lejohet kalimi por shqiptarët nuk janë të vetmit që po përballen me këtë situate.

Edhe për shtetasit e huaj që kalojnë tranzit përmes Shqipërisë vendimi është i njëjtë. Këta turistë nga Çekia dhe Mali i Zi u detyruan të kthehen pas ndërsa i vetmi sqarim që morën nga autoritetet greke është se nuk mund të kalojnë për shkak të virusit.

Pavarësisht se pritej që prej 1 korrikut kalimi drejt Greqisë të ishte më pak i kushtëzuar dhe më shumë kategori të kishin mundësinë e lëvizjes duket se kufiri grek vazhdon të qëndrojë njësoj ndërsa autoritetet tona ende nuk kanë një shkresë zyrtare të kategorive që lejohen të kalojnë kufirin çka bën që situata të jetë e paqartë për të gjithë, citon top channel.

Qindra zyrtarë republikanë të George W.Bush, përkrahin kandidatin demokrat Joe Biden

Qindra zyrtarë që kanë punuar për ish-Presidentin republikan, George W.Bush, kanë vendosur të mbështesin kandidatin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së që do të mbahen në muajin nëntor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Shqippost, zyrtarët të cilët përfshijnë sekretarët e kabinetit dhe disa të tjerë në administratën e Bush, kanë formuar një komitet të aksionit politk “-43 Alumni për Biden”, për të mbështetur atë në garën e 3 nëntorit, thanë organizatorët për Reuters.

Bush ishte presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet e ditur se përkrahja ndaj Biden nga zyrtarët e grupit republikanë do të fillojë edhe në rrjetin social Facebook, të cilët do të përpiqen të fitojnë votat në shtetet më konkurruese.

Mbi 64% e qytetarëve nuk ikin dot për pushime

Më shumë se 64% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk bëjnë dot as një javë pushime larg nga shtëpia. Rezultatet kanë dalë nga një anketë e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, i cili i nxjerr qytetarët e Maqedonisë si popullin me pamundësitë më të mëdha për të paguar faturat mujore të energjisë elektrike dhe ujit, për të paguar qiranë, për të siguruar ushqimet e nevojshme, ngrohjen e shtëpive dhe për të kaluar pushimet një javë jashtë vendit.

Anketa është bërë edhe në pesë vende të tjera të rajonit, si në Shqipëri, Serbi, Bosnjë, Kosovë, dhe në Mal të Zi. Anketa gjithashtu tregonte se 26% e qytetarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin, energjinë dhe qiratë, 16% janë në pamundësi për të paguar huanë. Gati gjysma e qytetarëve janë të privuar nga i ngrohti në banesë. Anketa gjithashtu tregon se më shumë se frika nga koronavirusi, faktor është se qytetarët nuk kanë më para të kursyera pasi dhe ato pak kursime, i kanë shpenzuar gjatë karantinës. “Tani qytetarët më shumë se asnjëherë kanë nevojë të punojnë dhe jo të pushojnë”, thotë anketa. Këtë vit, thuhet më tej në analizë, pushimet e qytetarëve do të jenë vetëm fundjavat. Ndërkohë, pyetjes “A jeni përballur me paaftësi për të përballuar të paktën një javë pushime larg nga shtëpia (nëse doni) gjatë 12 muajve të kaluar”, më shumë se 64 për qind janë përgjigjur me PO, që sërish është përqindja më e lartë në rajon.

Në përgjithësi, për këtë pyetje, të gjithë vendet e rajonit kanë shprehur pamundësinë për të bërë pushime, ku pas Maqedonisë renditet Mali i Zi (48%), Shqipëria (46%), Serbia (40%), Bosnjë-Hercegovina (35%). Në rajon, më lehtë i përballojnë pushimet shtetasit nga Kosova, me vetëm 28% të totalit, që pohojnë që nuk bëjnë dot pushime. Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë kanë si destinacion kryesor për të kaluar pushime Shqipërinë.

Zyrtare,UEFA njofton datat për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve

Pandemia ka bërë që shumë evente sportive të shtyhen kurse disa të tjera të anullohen fare. Kështu UEFA ka njoftuar data zyrtare për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, pasi ky edicion do shtyhet deri në gusht prej ndalesës që shkaktoi Koronavirusi.

Edicioni 2020-2021 do të fillojë me 20 tetor, ndërsa finalja do të luhet në Stamboll me 29 maj.
Datat e Ligës së Kampionëve për edicionin e ri 2020-2021:
Raundi i parë i fazës së grupeve – 20/21 tetor, 2020
Raundi i dytë i fazës së grupeve – 27/28 tetor, 2020
Raundi i tretë i fazës së grupeve – 3/4 nëntor, 2020
Raundi i katërt i fazës së grupeve – 24/25 nëntor, 2020 Raundi i pestë i fazës së grupeve – 1/2 dhjetor, 2020 Raundi i gjashtë i fazës së grupeve – 8/9 dhjetor, 2020 Raundi i 1/16 – Ndeshjet e para: 16/17 shkurt dhe 23/24 shkurt, 2021. Ndeshjet e kthimit: 9/10 mars dhe 16/17 mars, 2021 Çerekfinalet – Ndeshjet e para: 6/7 prill, 2021. Ndeshjet e kthimit: 13/14 prill, 2021 Gjysëmfinalet – Ndeshjet e para: 27/28 prill, 2021. Ndeshjet e kthimit: 4/5 maj, 2021 Finalja – 29 maj, 2021

SHBA blejnë pothuajse të gjitha furnizimet me ilaçin Remdesivir kundër COVID-19

Shtetet e Bashkuara kanë blerë pothuajse gjitha furnizimet në nivel global të ilaçit, që përdoret për trajtimin e COVID-19, shkruan Sky News.

Remdesivir që ishte zhvilluar për trajtimin e Ebolës, është prodhuar pothuajse ekskluzivisht për gjigantin amerikan farmaceutik Gilead Sciences dhe që kushton 2.340 dollarë.

Kjo kompani është pajtuar që të dërgojë pothuajse të gjitha rezervat e ilaçit në SHBA, që ishin paraparë të shpërndahen për tre muajt e ardhshëm.

Kjo do të thotë se Remdesivir nuk do të jetë i qasshëm për përdorim për pacientët në Evropë deri në tetor, ka njoftuar Dr Andrew Hill, hulumtues në Universitetin e Liverpool-it.

“Ky veprim i SHBA-ve nënkupton se personat e prekur me COVID-19 në Britani, nuk do të mund të kenë qasje në ilaçin për trajtimin e tyre. Çfarë dimë deri më tani, gjatë tre muajve të ardhshëm nuk do të ketë furnizime me Remdesivir”, ka shtuar Hill.

Presidenca Gjermane në BE mundësi e artë për liberalizimin e vizave

Gjashtë muajt e ardhshëm pritet të jenë mundësi e artë që të liberalizohen vizat për Kosovën. Kryesimi i Këshillit të Evropës nga Gjermania po shihet si sinjal pozitiv që qytetarët kosovarë që në fillim të vitit 2021 të lëvizin lirshëm në BE.

Ndonëse në publikimin e programit zyrtar të presidencës gjermane nuk përmenden konkretisht Kosova, hyrja e agjendës për liberalizim të vizave konsiderohet si fare lehtë e mundshme nëse ka vullnet nga vet shtetet anëtare të BE-së.

Marrjen e kryesimit të BE-së nga Gjermania e komentoi sot edhe kryeministri, Avdullah Hoti, i cili tha se Kosova mbetet e përkushtuar për të mirëmbajtur kriteret e liberalizimit të vizave.

“Nevoja që të kemi sa më parë liberalizim të vizave. Ne mbesim të përkushtuar që të mirëmbajmë kushtet që i kemi plotësuar deri më tash sa i përket liberalizimin e vizave”, u shpreh ai.

Mundësi të mirë për liberalizim të vizave në këto 6 muajt e ardhshëm e sheh edhe njohësi i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli.

“Në parim Gjermania është mundësia më e artë e Kosovës, por nuk varet krejt nga ajo. Këtu edhe ne duhet t’i ndihmojnë, por edhe ata të lobojnë dhe të shohin si mund të shohin nga ky aspekt”, thotë ai për KosovaPress.

Ndërkaq, drejtori i institutit “EPIK”, Demush Shasha për KosovaPress thotë se Kosova nuk ka pasur mundësi më të mirë për liberalizim të vizave qysh nga vitit 2016.

“Këto gjashtë muajt e ardhshëm janë mundësia jonë më e mirë për liberalizim të vizave qysh nga viti 2016”, thotë ai.Por, sipas tij duhet të vazhdohet të tregohet vullneti i mirë për dialogim me Serbinë, si dhe bashkëpunimin me Gjykatën Speciale dhe Eulex.

“Të vazhdojë të tregojë vullnetin e mirë në dialogun me Serbinë, veçanti pas zhvillimeve të fundit do të pritet nga Kosova që këto gjashtë muajt e ardhshëm, por edhe në vazhdimësi të ofrojë bashkëpunim të plotë Gjykatës Speciale dhe Eulex-it. Këto janë le të themi një kërkesë e drejtpërdrejt lidhur me liberalizim të vizave”, thotë ai.

Edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj shpreson se nën kryesimin e Gjermanisë, Kosova do të fitojë liberalizimin e vizave.

“Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t’i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian’, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Javë më parë edhe një grup deputetësh të Parlamentit Evropian i dërguan letër kancelares Angela Merkel, ku i kërkuan që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të vihet në agjendë gjatë Presidencës së BE-së nga Gjermania.

Ndryshe, Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i BE-së. Së bashku me Parlamentin Evropian bartë përgjegjësinë për miratimin e ligjeve të BE-së. Këshilli i BE-së përbëhet nga ministrat e qeverive nacionale të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Në takime marrin pjesë ministrat përgjegjës për temën që diskutohet.

Çdo gjashtë muaj, një shtet anëtar i ndryshëm merr përsipër presidencën e BE-së, që nënkupton kryesimin e këtyre takimeve dhe përpilimin e agjendës së përgjithshme politike.

Shtim rekord i rasteve të reja me koronavirus në SHBA

Shtetet e Bashkuara thyen një tjetër rekord shqetësues të martën, kur regjistruan 47 mijë raste të reja me koronavirus, numri më i lartë i infeksioneve të reja brenda një dte që nga fillimi i pandemisë.

Infeksionet e reja shfaqen kryesisht në shtetet jugperëndimore, Arizonë dhe Teksas si dhe në Kaliforni. Po ashtu ka pasur rritje të infeksioneve edhe në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

Përhapja e infeksioneve në SHBA u shoqërua me paralajmërime nga eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci, i cili tha në një seancë informimi në Senat se ritmet e përhapjes së infeksionit mund të arrijnë në 100 mijë raste të reja në ditë nëse nuk merren masa.

“Pa diskutim, për momentin nuk e kemi problemin nën kontroll,” tha Dr. Fauci. Ai paralajmëroi se reagimi me masa të përqëndruara vetëm tek shtetet që aktualisht po regjistrojnë keqësim të problemit, “e vë të tërë vendin në rrezik”.

Më shumë se 127,000 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, mbi 2 milionë e 636 mijë kanë rezultuar pozitivë dhe miliona kanë humbur punën. Ekonomia u tkurr mjaft në tremujorin e parë dhe pritet të shënojnë rënie edhe më të thellë për tremujorin prill-qershor.

Dr. Fauci po dëshmonte në Kongres, ndërkohë që guvernatorët e Nju Jorkut, Nju Xhërsit dhe Konektikatit, tre shtete në pjesën verilindore të vendit që u përballën me pandeminë në fillimet e përhapjes në SHBA, shtuan shtetet e Kalifornisë, Xhorxhias, Ajdahos, Ajovas, Luizianës, Misisipit, Nevadës dhe Tenesisë në listën e shteteve, banorët e të cilëve do të kërkohen të qëndrojnë në karantinë për dy javë.

Lista përfshinte fillimisht tetë shtete – Alabamën, Arizonën, Arkansasin, Floridën, Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Teksasin dhe Jutan në karantinën e vendosur nga Nju Jorku, Nju Xhërsi dhe Konektikati.

Shtimi i rasteve me koronavirus ka detyruar guvernatorët e Floridës, Teksasit dhe Kalifornisë të ngadalësojnë planet e rihapjes, duke u dhënë urdhër bareve dhe restoranteve të mbyllen dhe duke bërë të detyrueshme vënien e maskave.

SHBA kryesojnë në botë me numrin më të lartë të infeksioneve. Si rezultat amerikanët nuk janë përfshirë në listën e vendeve që do të lejohen të vizitojnë Bashkimin Evropian.

Bashkimi Evropian heq disa kufizime

BE hoqi të martën kufizime udhëtimi për vizitorë nga Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaj.

Por udhëtarët nga vende ku ka pasur përhapje të epidemisë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Indinë, nuk lejohen në këto momente.

Vizitorë nga Kina do të lejohen të futen në vende të BE-së me kusht që Kina të heqë kufizimet ndaj evropianëve.

Pritet që lista të ndryshojë çdo dy javë me emra që shtohen, apo përjashtohen në varësi të ritmeve të përhapjes së koronavirusit, por nuk parashikohet që kufizimet e vëna nga BE ndaj Shteteve të Bashkuara të hiqen së shpejti.

Kriteret e deklaruara nga Bashkimi Evropian diktojnë që numri i rasteve të reja me koronavirus në një shtet të caktuar të jetë i krahasueshëm ose nën mesataren që po regjistron BE-ja dhe se shifrat e përgjithshme po stabilizohen ose po bien në mënyrë që të lejohen vizitorë.

Në shkallë botërore, afro 10.5 milionë vetë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus që kur virusi u diktua për herë të parë në Kinë vitin e kaluar dhe filloi të përhapej në të gjithë botën. Aktualisht në shkallë globale numërohen mbi 512 mijë të vdekur nga COVID-19.

Ja shtetet që kanë filluar ta implementojnë Mikroçipin

Vitet e fundit, ka pasur disa raste të izoluara ku punëdhënësit me mbingarkesë kanë diskutuar duke detyruar punëtorët e tyre të marrin mikrocipa të futur në to si një masë sigurie.

Kjo është një praktikë shumë e rrallë, por ka qenë në rritje e popullaritetit, dhe ligjvënësit në Michigan kohët e fundit miratuan një projekt-ligj që do ta bënte të paligjshëm që bizneset të detyrojnë punonjësit e tyre që të marrin mikrochip. Megjithëse projekt-ligji lë hapësirë ​​për punëtorët që ta bëjnë atë zgjedhje vullnetarisht, kjo do të thotë që punonjësit e mikrokrijimit nuk do të jenë të paligjshëm në shtet për aq kohë sa biznesi u lejon atyre që të zgjedhin nëse nuk janë të qetë. Ky boshllëk ka disa avokatë të intimitetit në fjalë, sepse menaxhimi ka disa mënyra shumë të nënkontraktuara për t’i detyruar punonjësit e tyre të pajtohen me gjërat për të cilat nuk janë të kënaqura.

Masa vjen pasi numri në rritje i kompanive ka eksploruar idenë e përdorimit të mikrokopjeve të Identifikimit të Frekuencës së Radios (RFID) si zëvendësim për kartat e kohës, shënjat e identitetit dhe pajisjet e pastrimit të sigurisë.

Chipa janë hedhur si një mënyrë për të thjeshtuar sistemet e sigurisë dhe gjurmët e vendeve të punës, por ekspertët e privatësisë paralajmërojnë se ato gjithashtu mund të përdoren për të monitoruar punonjësit dhe për të siguruar që ato janë produktivë.

“Me mënyrën se si teknologjia është rritur me kalimin e viteve dhe ndërsa vazhdon të rritet, edhe ofruesit e rëndësishëm të punës në Michigan balancojnë interesat e kompanisë me pritshmëritë e punonjësve të tyre për intimitetin,” tha reprezentuesja e shtetit republikan Bronna Kahle, e cila sponsorizoi projektligjin.

“Ndërsa këto pajisje miniaturë janë në rritje, kështu janë thirrjet e punëtorëve për të mbrojtur privatësinë e tyre,” shtoi Kahle.

Eksperimenti i parë i raportuar me implantet RFID u krye nga një profesor britanik i kibernetikës me emrin Kevin Warwick, i cili kishte një çip RFID të implantuar në krah nga mjeku i tij i përgjithshëm George Boulos në 1998. Në 2004, ‘Baja Beach Clubs’ i operuar nga Conrad Chase në Barcelona dhe Roterdam ofroi çipa për të identifikuar klientët e tyre VIP.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara miratoi përdorimin e çipave RFID te njerëzit në 2004.

Në vitin 2006, Reuters raportoi se dy hakerat, Newitz dhe Westhues, në një konferencë në New York City demonstruan se ata mund të klonojnë sinjalin RFID nga një çip RFID i implantuar në njerëz, duke treguar që pajisja nuk ishte aq e sigurt sa pretendonte industria më parë.

Në vitin 2009, shkencëtari britanik Mark Gasson kishte një pajisje RFID të implantuar në mënyrë kirurgjike në dorën e majtë dhe demonstroi sesi një virus kompjuterik mund të infektonte pa tel implantin e tij dhe më pas të transmetohej në sisteme të tjera.

Një kompani suedeze, BioHax, e specializuar në sigurimin e çipave njerëzorë, ka udhëhequr rrugën në zbatimin e vendit të punës.

Kompania thotë se ata kanë kapur tashmë rreth 4,000 njerëz, shumica e të cilëve jetojnë në Suedi. Sidoqoftë, vitin e kaluar, kompania implantoi mikrochipa në të paktën 50 punonjës të një makinerie në Shtetet e Bashkuara.

BiHax. CEO Todd Westby, beson se kjo teknologji së shpejti do të sundojë jetën tonë.

“Ne parashikojmë përdorimin e teknologjisë RFID për të shkaktuar gjithçka nga blerja në tregun e dhomave tona të prishjes së zyrave, hapja e dyerve, përdorimi i makinerive kopjuese, hyrja në kompjuterët tanë të zyrës, zhbllokimi i telefonave, shkëmbimi i kartave të biznesit, ruajtja e informacionit mjekësor / shëndetësor dhe përdorimi si pagesa në terminalet e tjera RFID. Përfundimisht, kjo teknologji do të bëhet e standardizuar duke ju lejuar ta përdorni këtë si pasaportën tuaj, tranzitin publik, të gjitha mundësitë e blerjes, etj. ”, Thotë Westby.

Austria, ndryshe nga BE. Ja çfarë ka vendosur për kufijtë me Ballkanin, përfshin edhe Shqipërinë

Austria ka lëshuar paralajmërime te prera lidhur me udhetimin per vendet e Ballkanit, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus. Paralajmerimi eshte bere sot nga ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, raporton Reuters.

Banorëve të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës u kërkohet të vetizolohen për 14 ditë, me të hyrë në Austri, ose duhet të tregojnë një test negativ të koronavirusit.

Masa e Austrisë, është një goditje e veçantë për Serbinë dhe Malin e Zi, vende këto të cilat Bashkimi Evropian, të martën, i shtoi në “listën e sigurt” të vendeve, duke lejuar udhëtimin e banorëve të tyre në BE.

“Ne po reagojmë në bazë të rrethanave, jo vetëm situatës në ato vende, por edhe faktit që ne shohim, për shembull në vendet tona fqinje Kroaci dhe Slloveni, një rritje në grupimet e njerëzve që kthehen nga udhëtimi në Ballkanin Perëndimor”, tha Schallenberg në një konferencë për shtyp. Tubime të tilla janë vërejtur edhe në Austri, tha ai.

Numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm gjatë muajit të kaluar në Ballkanin Perëndimor, megjithëse rajoni në përgjithësi ka pasur norma më të ulëta se shumica e Evropës perëndimore.