Ligji i ri për fluturimet, zbardhen të gjitha ndryshimet që prekin pasagjerët dhe kompanitë e avionëve

Kodi i Ri Ajror do të sjell një sërë ndryshimesh për kompanitë e fluturimit dhe pasagjerët. Ai është publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare dhe pritet të hyjë në fuqi brenda muajit gusht.

Ja ndryshimet që janë bërë në kodin e ri:

Së pari, me ndryshimet bëhet rregullimi ligjor i përdorimit të hapësirës ajrore shqiptare dhe të marrëdhënieve juridike në fushën e aviacionit civil.

Së dyti, bëhet rregullimi i veprimtarisë së avionëve civilë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, të avionëve për të cilët Republika e Shqipërisë merr përgjegjësi sipas dispozitave të këtij Kodi, në përputhje me nenin 83 bis të Konventës së Çikagos, dhe të avionëve të regjistruar në një shtet tjetër, por që operojnë me licencën e operimit të lëshuar nga autoriteti kompetent licencues i Republikës së Shqipërisë.

Së treti, sjell në vëmendje organizimin e hapësirës ajrore dhe përdorimin fleksibël të saj, duke sqaruar konceptin e këtij përdorimi. “Koncepti i përdorimit fleksibël të hapësirës ajrore do të zbatohet në tri nivele të menaxhimit të hapësirës ajrore (strategjik, pretaktik dhe taktik). Për koordinimin e veprimeve brenda fushëveprimit të kompetencave të tyre, lidhur me përdorimin e hapësirës ajrore dhe kontrollin e zonave të sigurisë rreth aeroporteve civile, krijohet komiteti për përdorimin fleksibël të hapësirës ajrore shqiptare, me përfaqësues të Ministrisë përgjegjëse për Transportin dhe të ministrisë përgjegjëse për Mbrojtjen” do të sqarohej më herët gjatë diskutimeve të Kodit në Parlament.

Lidhur me operimet në transportin ajror janë shtuar disa dispozita për disa kategori të caktuara operimi lidhur me shërbimet ajrore të programuara, jo të programuara, fluturimet sportive, fluturimet për qëllime private, punët ajrore. Në lidhje me certifikatën e operatorit ajror, kodi i ri përcakton se lëshimi bëhet nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Në nenin 29 “Çmimet dhe tarifat”, në përputhje me rregulloren përkatëse europiane (1008/2008) përcaktohet që transportuesit ajrorë të caktojnë lirisht çmimet e tarifat e shërbimeve ajrore dhe, mbi bazën e reciprocitetit, të zbatojnë dispozitat përkatëse të marrëveshjeve dypalëshe dhe marrëveshjes shumëpalëshe. Këto parashikime më shumë saktësojnë ato që janë në ligjin ekzistues. Në këtë kapitull janë vendosur disa parashikime bazë për fluturimet sportive, punët ajrore apo fluturimet private, të cilat në ligjin në fuqi nuk trajtohen.

Sa i takon kapitullit “Përgjegjësia dhe të drejtat e pasagjerëve”. Dispozitat e këtij kapitulli të ndarë në gjashtë nënkapituj janë të njëjta me ato të ligjit aktual, është shtuar neni 154 “Sigurimi për pasagjerët, bagazhet dhe ngarkesën”, për të bërë më të qartë nenet e tjera që lidhen me sigurimin e detyruar.

Ky nen saktëson shumën minimale të mbulimit të sigurimit për përgjegjësinë ndaj pasagjerëve, bagazheve dhe të ngarkesës, kjo edhe sipas rregullores 785/2004 për sigurimin e detyrueshëm.

Tek kapitulli “Kundërvajtjet dhe gjobat” (neni 160-162) përcaktohen konkretisht ato shkelje, të cilat përbëjnë kundërvajtje administrative dhe masa e gjobës që variojnë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë për subjektet dhe deri në 200 000 lekë për individët. Ndryshimi nga ligji në fuqi konsiston në rritjen e vlerës maksimale të gjobës, e cila është dyfishuar, si dhe shoqërimit të këtyre gjobave edhe me sanksione në pezullimin ose revokimin e licencës, certifikatës apo të dëshmisë përkatëse.

Izraeli rreshtohet krah Greqisë në përplasjen në Egje

Qeveria izraelite është radhitur në krah të Greqisë në përplasjen e kësaj të fundit me Turqinë për Zonën Eksluzive Ekonomike në Egjeun Lindor.

Në një deklaratë të mbrëmjes së djeshme, qeveria e Netanyahut theksoi se i qendronte “në krah Greqisë, në të drejtën e saj për të patur Zonën Ekskluzive Ekonomike të vetë sipas konventave ndërkombëtare”, duke theksuar ndërkohë se palët duhet të gjejnë rrugën e arsyetimit dhe të vijojnë me negociata.

Izraeli është një ndër aktorët e “teatrit të Egjeut” me interesa thelbësore në pasuritë e mëdha të gazit, të gjetura në jug-lindje të Qipros. 

Turqia dhe Greqia janë në një përplasje jo vetëm diplomatike sa i përket sovranitetit mbi hapësirën detare mes Qipros dhe ishullit të Rodosit, kur turqit theksojnë se “Greqia nuk mund t’i burgosë në tokë”, ndërsa helenët pretendojnë se janë konventat ndërkombëtare që minimizojnë Zonën Ekskluzive Ekonomike të Turqisë në Egje. 

Sëfundmi, Turqia ka dërguar anijet për kërkime sizmike në këtë zonë, të shoqëruar nga një nëndetëse dhe disa anije ushtarake, gjë të cilës i është përgjigjur edhe Greqia duke dërguar atje anijet e saj.

Më herët, Greqia dhe Egjipti nënshkruan marrëveshjen detare mes tyre duke ndarë pikërisht zonën në fjalë, gjë e cila shkaktoi reagimin e fortë të Turqisë.

Çfarë po ndodh? Erdogan jep mesazhin e bujshëm për ngjarjen në Mesdhe

Situata mes dy vendeve Greqi-Turqi ditën e sotme është tensionuar së tepërmi, saqë edhe në mesnatën e të martës kishte të shtèna me ármë, ku mbetën te plágosur tre persona.

Por krahas zhvillimeve, ajo që ka marrë vëmendje është edhe fakti se agjencia e lajmeve “Anadolu Ajansi”, në mes të krízës në Mesdheun Lindor ka transmetuar fjalimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan me titra greke.

“Ejani, të gjitha vendet e Mesdheut, të bashkohen dhe të gjejnë një formulë të pranueshme për gjithçka që do mbrojë të drejtat e të gjithëve”, shkruan ‘Anadolu’ në Greqisht në llogarinë e tij në Twitter, ku i bashkëngjit edhe një video me deklaratat e djeshme nga Tayip Erdogan pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Turqisë.

Përkthimi në videot greke gjithashtu është shtuar në tekstin e lajmit në faqen zyrtare të agjencisë Anadolu, por ende nuk dihet se përse është bërë kjo nga ana e agjencisë.

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 12 gusht 2020

Dashi

Duhet të bëni kujdes dhe mundohuni që të mos reagoni ndaj provokimeve. Mos u hidhni me kokë në lidhjet e lindura prej pak kohësh, por reflektoni mirë para se të veproni. Edhe në punë mundohuni që të mos i bëni gjërat në mënyrë impulsive, në mënyrë që të merrni rezultate të mira.

Demi

Në dashuri do të keni mundësi që të jetoni një histori të bukur. Keni shumë gjëra të cilat duhen bërë, ndaj mundohuni që të mos lodheni tepër. Mund të ketë zhvillime pozitive edhe në punë, por vendimet duhet ti merrni me qetësi.

Binjakët

Kjo e mërkurë është mjaft e favorshme për dashurinë, në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Edhe takimet e reja janë mjaft të favorshme. Edhe në punë, do të keni mundësi që ti çoni përpara idetë tuaja pa u stepur.

Gaforrja

Në sferën profesionale gjërat do të ecin ngadalë. Do të përjetoni ankth edhe sa i takon ndjenjave, ndoshta sepse nuk ndiheni të sigurt dhe se ndjeni se nuk ju kthehen siç ju dëshironi. Mundohuni që të flisni hapur.

Luani

Dashuria është mjaft e favorizuar gjatë kësaj dite, ku historitë e lindura së fundmi, mund të bëhen mjaft interesante. Kujdes duhet të tregoni me shpenzimet. Në punë do të jeni të pavendosur, lidhur me një ndryshim.

Virgjëresha

E mërkura do të jetë e mbushur me nervozizëm sa i takon ndjenjave. Megjithatë nuk duhet të shqetësoheni, pasi mundësitë për të shfrytëzuar nuk do të mungojnë. Në punë parashikohen mundësi shumë të mira.

Peshorja

Mundohuni që të mos shtoni problemet në çift, pasi mund të shtoni vështirësitë, shkruan noa.al. Në punë duhet më shumë durim se zakonisht, ndoshta duhet të nisni të mendoni për një ndryshim.

Akrepi

Ju pret një ditë e mbushur me pasion, por mundohuni që të shmangni debatet. Në punë, problemet e mëdha i keni lënë pas shpine. Marrëveshje me rëndësi parashikohen brenda fundit të muajit.

Shigjetari

Në dashuri mund të përballeni me disa kundërshti, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, sidomos gjatë pasdites. Dita do të rezultojë mjaft e lodhshme, por mundohuni që të rezistoni. Në punë, nuk do të ketë zhvillime të mëdha.

Bricjapi

Dashuria paraqitet më mirë në raport me ditët e kaluara, por ka nevojë për më shumë kujdes në raportin në çift. Në punë, më në fund keni gjetur dëshirën për të vepruar dhe një propozim i marrë ju ka bërë entuziast.

Ujori

Tashmë do të keni mundësi që të përmirësoheni në nivelin ekonomik. Yjet janë gjithashtu të favorshme sa i takon ndjenjave. Edhe në sferën profesionale do të keni mundësi të mira, mjafton që të përqendroheni.

Peshqit

Historitë që do të lindin tani, mund të jenë të rëndësishme, ndaj dëgjoni zemrën. Gjatë kësaj të mërkurë dhe në ditët në vijim, mund të keni komunikime interesante. Duhet të dëgjoni dhe vlerësoni me kujdes.

Arrestohen disa persona në Gostivar, Shkup dhe Ohër

Policia e Maqedonisë arrestoi pesë persona, në disa lokacione të ndryshme, nga të cilët katër nga Shkupi dhe një nga Gostivari për shkak se posedonin dr.ogë dhe ar.më.

Në datën 10.08.2020 në orën 22.10, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup në rr. “Ivan Haxhinikollov” e kanë privuar nga liria D.S.(22) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur mari.huanë. Pas dokumentimit të rrastit, kundër tij do të ngritet parshtresë adekuate.

Në datën 10.08.2020 në orën 23.00, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup në rr. “Hristijan Todorovski Karposh” e kanë privuar nga liria R.I.(35) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur mari.huanë. Pas dokumentimit të rrastit, kundër tij do të ngritet parshtresë adekuate.

Në datën 10.08.2020 në orën 22.00 në SPB-Ohër janë arrestuar dhe privuar nga liria D.N.(24) dhe G.L.(26), të dy nga Shkupi. Gjatë tentimit për t’i kontrolluar në afërsi të një fushe sportive në Ohër, ato kanë filluar të ikin nga zyrtarët policorë, pas çka njëri nga ata ka hedhur një paketim me tableta. Të njejtat janë konfiskuar dhe dorëzuar për ekspertizë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rrastit do të ngritet parashtresë adekuate.

Në datën 10.08.2020 në periudhën prej orës 17.30 deri 18.05, me urdhër të gjykatësit së procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Gostivar, është kryer bastisje në shtëpi dhe hapësira të tjera ndihmëse ku jeton K.P.(48) nga Gostivari. Gjatë bastisjes janë gjetur një kuti me fara, më tepër tableta, plu.mba dhe shtypëse, të cilat janë konfiskuar për ekspertizë. Personi K.P. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor të Gostivarit për procedurë të mëtutjeshme, pas çka do të vijojë parshtresë adekuate, njoftojnë nga policia.

Për 7 javë rresht vd.iqën më shumë njerëz nga ky grip se sa nga Covid-19

Gripi sezonal ka vr.arë më shumë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar sesa koronavirusi për shtatë javë me radhë, zbulojnë sot statistikat e reja.

Pothuajse pesë herë më shumë njerëz tani vd.esin nga gripi ose pneumonia sesa Covid-19, sipas të dhënave më të fundit nga Zyra për Statistikë Kombëtare.

Vd.ekjet nga gripi tani po tejkalojnë vd.ekjet nga koronavirusi

Në shtatë javët deri në 31 korrik, data e fundit për të cilën ekzistojnë shifrat, 2,992 njerëz vd.iqën nga koronavirusi – por 6,626 vd.iqën nga gripi ose pneumonia.

Një total prej 1,002 vd.ekjesh nga gripi në javë deri në 19 qershor – krahasuar me 783 vd.ekje Covid-19.

Hendeku është zgjeruar çdo javë deri në fund të muajit të kaluar kur gripi vr.au 928 njerëz – gati pesë herë më shumë se 193 që humbën jetën në koronavirus.

Në përgjithësi, gjatë asaj periudhe shtatë javore, 6,626 njerëz vd.iqën nga gripi – dhe 2.992 vd.iqën nga koronavirusi.

Vd.ekjet nga gripi janë gjithashtu më të ulëta se mesatarja pesëvjeçare – duke theksuar rënien e vd.ekjeve të koronavirusit.

Ende nuk dihet arsyeja e rënies së vd.ekjeve nga gripi, megjithëse besohet se mund të jetë rezultat i rritjes së larjes së duarve dhe veshjes së maskave.

Disa nga ata që vd.esin me koronavirus dhe grip do të kenë shkakun përfundimtar të vdekjes të regjistruar si ‘pneumoni’ – sëmundje e cila përfundimisht shkakton vd.ekje.

Ka të ngjarë që, si rezultat, të ketë disa mbivendosje në shifra.

Sidoqoftë, edhe me atë si faktor, më shumë njerëz tani vd.esin nga pneumonia e shkaktuar nga gripi – dhe jo koronavirusi.

Ajo vjen ndërsa shifrat tregojnë se vd.ekjet e koronavirusit në Angli dhe Uellsi janë në nivelin më të ulët që nga fillimi i bllokimit në fund të marsit.

Numri i njerëzve që vd.esin nga gripi vdekjeprurës ka rënë në mënyrë drastike.

Vd.ekjet tani janë pothuajse njësoj siç ishin 19 javë më parë.

Bllokimi filloi në MB në 23 Mars. Ligjet e rrepta po lehtësohen në faza.

Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, tani ka pasur më shumë se 56.800 vd.ekje që përfshijnë koronavirusi, thonë zyrtarët.

Numri është më i lartë se totali i lëshuar nga Qeveria, e cila aktualisht regjistron gjithsej 46,595.

Shumica e atyre që humbën jetën ishin 75 ose më të vjetër, me 38.578 persona në këtë grupmoshë që vdesin nga sëmundja në total. /Shqippost/

Gazetari plas ‘bo mbën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen! Janë të shtruar…

Erjon Skendaj
Gazetari Erjon Skëndaj, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa po raportonte “live” përpara spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Ai ka deklaruar se shifrat e raportuara nga ministria e Shëndetësisë, lidhur me pacientët e shtruar në të dyja spitalet Covid, nuk janë të vërteta pasi sipas tij aktualisht janë 270 qytetarë në spuitale dhe jo 124 siç u tha sot në raportimin zyrtar.

Ndërkaq ai ka theksuar se kapacitetet në të dyja spitalet po ezurohen, ndërsa shtoi se pacientët nuk po marrin shërbimin e duhur, pasi sipas tij nuk ka personel për t’i ushqyer dhe higjienizuar.

Itali, rritje alarmante e vik.timave me Covid-19

Italia ka shënuar në 24 orët e fundit 412 raste të reja të inf.ektimeve nga koronavirusi, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë, kur shifrat shënuan 259 raste.

Numri total i rasteve shkon në 251.237, ndërkohë gjashtë pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa një ditë më parë Italia, katër vik.tima.

Rajonet më të prekura rezultojnë Lombardia dhe Veneto, por në krye ka dal Sicilia, me 89 raste, që tregon edhe një zbutje të masave parandaluese të turistëve që vizitojnë ishullin italian.

Përplasjet mes Turqisë dhe Greqisë, rreziku i një lufte të re? Flet eksperti: Konflikti është shumë i madh

Para disa javësh situata në Mesdhe u ashpërsua në mënyrë të rrezikshme. Dukej sikur edhe përballja ushtarake mes Turqisë dhe Greqisë nuk përjashtohej më. Arsyeja: Synimi i Ankarasë për shpime në një zonë detare të pretenduar nga grekët. Ankaraja nga ana e saj paraqiti si arsye një marrëveshje me qeverinë libiane në Tripoli, sipas së cilës, kjo është zonë turke. Të dyja vendet dërguan anijet luftarake në rajon. Përmes ndikimit të kancelares Merkel u ulën disi tensionet, por vetëm për një kohë të shkurtër. Javën e kaluar, Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje, ku përcaktuan zonat e tyre detare ekonomike. Për shkak se ato mbivendosen me zonat ekonomike të pretenduara nga Turqia, Ankaraja kërcënon me mjete ushtarake. Eksperti i Institutit “Shkenca dhe Politika” në Berlin, Stephan Roll shpjegon situatën në Mesdhe

Deutsche Welle: Gati 15 vjet me radhë, Greqia dhe Egjipti kanë negociuar për ndarjen e zonave të ashtuquajtura zona ekskluzive ekonomike, tani gjërat ecën shumë shpejt. Të enjten në Kajro, ministrat e Jashtëm nënshkruan një marrëveshje. Pse ky nxitim?

Stephan Roll: Marrëveshja që u nënshkrua tani lidhet drejtpërdrejt me marrëveshjen e zonave ekskluzive ekonomike që Turqia dhe Libia nënshkruan në nëntor 2019. Greqia dhe Egjipti panë aty një shkelje masive të interesave të tyre. Nuk e di se sa mirë e kanë negociuar marrëveshjen Athina dhe Kajro. Por në fund të fundit bëhej fjalë më shumë t’i tregohej vendi Turqisë.

Vërtet, marrëveshja greko-egjiptiane është vetëm një marrëveshje e pjesshme. Ndarja e tanishme e zonave ekskluzive ekonomike nuk merr parasysh zonat detare në lindje të ishullit grek, Rodos deri tek ishulli më lindor grek, Kastelorizo. Negociatat për këto vazhdojnë. Me se lidhet kjo?

Tani bëhej fjalë që të dërgohej shumë, shumë shpejt një sinjal në drejtim të Ankarasë, që nuk pranohet, kur Turqia i vendos vetë kufijtë detarë. Kjo mund të shpjegojë, pse u nënshkrua tani marrëveshja dhe detajet të trajtohen më vonë.

Jo vetëm mes Greqisë dhe Turqisë, tensione ka edhe mes Egjiptit dhe Turqisë. Përse bëhet fjalë, për rezerva gazi? Për qëllime gjeostrategjike?

Sigurisht në radhë të parë bëhet fjalë për rezervat e gazit. Për Egjiptin ka rëndësi të madhe të ketë qasje aty. Strategjia egjiptiane energjitike synon eksportimin e gazit në masë. Por në të vërtetë ky konflikt është shumë, shumë më i madh. Ai lidhet me puçin ushtarak në vitin 2103 në Egjipt, që u drejtua kundër Vëllazërisë Myslimane në qeverisje. Kajro akuzon Turqinë, se mbështet Vëllazërinë Myslimane, që pjesërisht qëndron. Shumë funksionarë të Vëllazërisë janë në Turqi në ekzil. Udhëheqja e Kajros ndjehet masivisht e kërcënuar nga Turqia, madje pretendohet, se ajo planifikon një kundërpuç. Konflikti aktual ka marrë përmes marrëveshjes së zonave ekskluzive ekonomike libiano-turke dhe angazhimit të Turqisë në Libi një dinamikë të re. Për Kajron është një situatë e re, që Turqia është shumë aktive në Libi, që ka dërguar edhe rekrutë të paguar, që luftojnë në krah të qeverisë në Tripoli kundër gjeneral Haftarit, që mbështetet nga Egjipti. Për Kajron është kërcënuese, që Ankaraja përzihet drejpërdrejt në oborrin e pasmë të saj.

Çfarë pozicionesh përfaqësojnë shtetet e tjera arabe në lidhje me zonat ekskluzive ekonomike në Detin Mesdhe?

Për sa kohë që nuk janë vende bregdetare mesdhetare nuk tregojnë interes. Ato shohin më shumë konfliktin e gjerë. Katari për shembull qëndron qartë në anën e Ankarasë. Turqia ka prezencë ushtarake në vend dhe përveç kësaj Katari mbështetet Vëllazërinë Myslimane. Mbështetësit e Egjiptit, në krye Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndjekin një kurs kritik kundrejt Turqisë. Shtetet afrikanoveriore nga ana e tyre po sillen neutrale, nuk marrin pozicion të drejtpërdrejtë dhe përpiqen që të mbajnë marrëdhënie të mira me të dyja palët.

Zonat ekskluzive ekonomike, për të cilat kanë rënë dakord Egjipti dhe Turqia mbivendosen pjesërisht me zonat ekonomike që pretendojnë Turqia dhe qeveria libiane. A çon kjo në konflikt të armatosur?

Nuk e besoj, se kjo do të çojë në konflikt të armatosur. As Turqia, as Greqia dhe as Egjipti nuk janë për një konfrontim të drejtpërdrejtë, kur edhe fundi i tij do ishte i paditur. As BE, as NATO nuk kanë interes që Turqia dhe Greqia të përplasen. Ka pasur gjithmonë në të shkuarën momente shkallëzimi, që u zbutën. Për momentin këto janë gjeste kërcënuese. Por në rajon asnjëherë nuk e di. Përmes rastësisë diçka mund të marrë udhë, ka disa të shtëna diku dhe zhvillohet një dinamikë më vete. Por seriozisht nuk ka askush interes.

Si reagim pas përzierjes turke në Libi, parlamenti egjiptian i dha dritë të gjelbër presidentit Fatah al-Sisi për marshimin e trupave në Libi. Nuk mund të merret kjo seriozisht?

Po, sigurisht që duhet të marrë seriozisht. Mund ta marr me mend që Egjipti të intervenojë në Libi dhe të stacionojë trupa përtej kufirit. Por më shumë kjo do të bëhet për të mbajtur linjat ekzistuese të frontit. Jo për një strategji ekspansive. Jo për të marshuar në Tripoli dhe për të rrezikuar një konfrontim të hapur më Turqinë. Egjipti do të mbështesë trupat e aleatit të tij, gjeneral Haftarit.Eksperti i Fondacionit “Shkenca dhe Politika”, Stephan Roll

Kush mund të ndërmjetësojë në konfliktin në Libi? SHBA?

SHBA në sfondin e konflikteve në Mesdheun Lindor nuk ka vendosur ende se në cilën anë do të jetë. Në konfliktin e Libisë në anë të Turqisë dhe kundër Egjiptit e Rusisë apo ndryshe? Përtej kësaj ka edhe një zhvillim të ri. Marrëdhënia mes SHBA dhe Egjiptit nuk është më aq e parënduar, siç ka qenë dikur. Kajro, si Ankaraja, kundër vullnetit të SHBA kanë blerë sisteme ruse armësh. Secili luan lojën e vet dhe nuk i mbetet më besnik strukturave tradicionale të aleancës.

BE duket se nuk e luan dot rolin ndërmjetësues, sepse nuk ka një qëndrim të njësuar ndaj Turqisë. Franca për shembull është pozicionuar qartë kundër Ankarasë. Mundet Gjermania ta marrë këtë rol ndërmjetësues? Do ishte e pranueshme kjo për palët?

E pranueshme po, sepse gjermanët dukshëm nuk kanë interesa të vetat. Pyetja që shtrohet është, nëse Gjermania ka aq peshë, për të arritur rezultate në këtë rajon. Këtë e dyshoj. Le të marrim Procesin e Berlinit, që Gjermania e inicioi për të zgjidhur konfliktin në Libi. Nuk ka më pasues të konferencës. Gjermania nuk mund të ndikonte tek palët në konflikt, me qëllim që ato të respektojnë ujdinë. Gjermania nuk është potente sa duhet. Momentalisht mund të ndihmojë shpejt në një situatë akute, si telefonata e kancelares Merkel me presidentin Erdogan para pak javësh. Kjo ndikoi të mënjanohej përplasja e armatosur mes anijeve greke dhe turke në Egje.

Në konfliktin për përkatësinë e zonave ekskluzive ekonomike në Mesdheun lindor, Izreali hesht. Gjithsesi ky vend ka një marrëveshje zonash ekonomike ekskluzive me Qipron, e me sa duket ka një arranzhim me Libanin dhe Egjiptin, kujt i përkasin cilat zona detare. Përveç kësaj Ankaraja polemizon edhe me Izraelin. Pse qëndron larg grindjes ky vend?

Izraeli është në një situatë të vështirë. Vërtet që Egjipti është bërë një partner gjithnjë e më i mirë. Por kjo nuk lidhet me popullin egjiptian, por qeverinë egjiptiane, shërbimin sekret dhe aparatin ushtarak. Në një plan afatgjatë është shumë e paqartë, se ku do të shkojë Egjipti. Edhe blerja nga ana e Egjiptit e avionëve luftarakë rusë para pak javësh nuk shihet me sy të mirë nga Izraeli. Vendi më interesant për Izraelin në rajon është sigurisht Turqia. Nga ana ekonomike mund të ofrojë më shumë dhe për ekonominë izraelite është më e rëndësishme. Izraeli nuk ka interes që marrëdhënia me Ankaranë të marrë gjithnjë e më teposhtë. Nga ana tjetër Izraeli ka aktualisht shumë probleme të brendshme politike. Për qeverinë ky konflikt që po zien në Mesdhe është në plan të dytë. /Marrë nga DW

Stephan Roll është drejtues i grupit studimor për Lindjen e Afërt, të Mesme dhe Afrikën në Fondacionin gjerman “Shkenca dhe Politika”, institutin analitik më të rëndësishëm gjerman për politikën ndërkombëtare dhe sigurinë.

Flet këshilltari i Kryeministrit Hoti, Gjendja shëndetësore dhe simptomat

Këshilltari kryeministrit të Kosovës, Xhavit Beqiri, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të avdullah Hotit, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 para 9 ditësh. Beqiri ka thënë se gjendja e kryeministrit është e mirë, ku dhe ka treguar edhe për takimet virtuale që  ka zhvilluar ditën e sotme Hoti.

 “Mirë është siç e keni parë tërë ditën e ka pas aktive me takime virtuale nga banesa e tij. Ka pas më herët takim me krerët e sigurisë, po ashtu ka pas takim me kryetarët e komunave dhe drejtorët e departamenteve komunale për shëndetësi, pastaj një takim tjetër me kryetarët e komunave dhe drejtorët komunalë për arsim. Në këto dy takime kanë qenë të pranishëm edhe dy ministrat përkatës, ku është diskutuar për opsionet për fillimin e vitit shkollor”, ka thënë Beqiri për Gazetën Express. Ndër të tjera ai thotë se kryeministri  përveç kollës dhe lodhjes, nuk ka simptoma të tjera.

“Ai do të kalojë atë 14 ditëshin, pra do t’i përmbahet protokollit, më pas kur të dalë negativ do t’i kthehet punës. Kemi biseduar vazhdimisht dhe nuk ka simptoma të tjera, pak një lodhje të lehtë, por përveç kollës nuk ka ndonjë simptomë tjetër. Këto ditët e fundit sidomos sot e ka pas plot me angazhime”, ka deklaruar këshilltari i Hotit.

E përveç kryeministrit, për COVID-19 janë testuar edhe gjashtë anëtarë të kabinetit të tij, derisa pjesa tjetër e stafit është izoluar për gati tetë ditë. Në mesin e atyre që është izoluar ka qenë edhe vetë Beqiri. Ai ka treguar se sot ka dal nga izolimi.

“Prej stafit të kryeministrit, janë testuar gjashtë anëtarë të kabinetit të cilët kanë pas kontakt me intensive, por të gjithë kanë dal negative, derisa ne pjesa tjetër kemi qenë për 7-8 ditë në vetëizolim dhe kur nuk kemi pas asnjë lloj simptomë, kemi filluar me dalë në zyre. Unë për vete kam dal sot, meqenëse e kemi marrë konfirmimin që muj dalim”, ka thënë Beqiri.

Kujtojmë se Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus më 2 gusht ku që prej asaj dite ka qenë i izoluar.