Gjermania nxjerr rregullat e reja për beqarët shqiptarë, si mund të shkoni atje në kete kohe pandemie

Nese jeni beqar, pra te pamartuar, por keni mbetur te ndare me partnerin, te dashurin tuaj ne Gjermani, tashme ka nje zgjidhje.

Edhe pse vendi yne eshte ne listen e vendeve me shume rrezik nga virusi, Qeveria federale gjermane njofton se partnerët e pamartuar mund të hyjnë në Gjermani nga vendet e treta të cilat nuk janë në listën “e sigurt” përfshihet këtu edhe Shqipëria, për vizita afatshkurtra te partneri që jeton në Gjermani.

Kjo vlen për gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani.

Rregullat që duhet të dini janë publikuar në faqen zyrtare të Facebook të “Tirana International Airport”.

POSTIMI I PLOTE

Rregullat e reja per hyrjen ne Gjermani për partnerët e pamartuar 👩‍❤️‍👨🇦🇱🇩🇪

📌Qeveria Federale Gjermane njofton se partnerët e pamartuar mund të hyjnë në Gjermani nga vendet e treta të cilat nuk janë në listën “e sigurt” – përfshihet këtu edhe Shqipëria – për vizita afatshkurtra te partneri që jeton në Gjermani (gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani). Nëse personi në fjalë nuk ka pasaportë EU apo vizë gjermane, duhet të përmbushen kushtet e mëposhtme:

📌Çifti është në një marrëdhënie / partneritet afatgjatë dhe të dy partnerët janë takuar personalisht në Gjermani të paktën një here, ose çifti ka një vendbanim të mëparshëm të përbashkët në një vend tjetër deri vonë.

📌Dokumentet e mëposhtme duhet të paraqiten për hyrjen në Gjermani si dëshmi:

1) Një ftesë nga personi që jeton në Gjermani, si dhe një kopje e dokumenteve të identitetit të personit që lëshon ftesën,
2) një deklaratë për ekzistencën e marrëdhënies, të nënshkruar nga të dy partnerët dhe duke përfshirë detajet e kontaktit të të dy partnerëve
3) Dëshmi të tjera të përshtatshme për takimet e mëparshme personale, në veçanti pullat e pasaportave, dokumentet e udhëtimit / biletat e fluturimit ose një vendbanim të përbashkët në një vend tjetër; mund të sigurohen edhe dokumente shtesë siç janë fotot, postimet në media sociale, korrespondenca postare / emaili etj.

📌Pavarësisht nga kriteret e theksuara më lart, vendimi nëse lejohet hyrja është në diskrecionin e Policisë Federale Gjermane në kufi, thotë njoftimi zyrtar i shtetit gjerman.

📌Të gjithë udhëtarët duhet të ndjekin ende kërkesat e karantinës së shtetit përkatës federal të Gjermanisë, thuhet në njoftimin zyrtar te Qeverisë Federale Gjermane.

https://www.bmi.bund.de/…/travel-restriction-border-control…

Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport

Krerët e partive shqiptare nuk i shkojnë në takim Ahmetit

Sot në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti kishte ftuar për takim të përbashkët liderët e partive shqiptare.
Por ky takim do të rezultojë i pasukseshëm, pasi që nuk do të shkojnë liderët e partive politike shqiptare. Kryetarët e ASH, Alternativa dhe Lëvizja BESA kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë, por nuk dihet se a do të jetë kreu i PDSH-së.

Në letrën drejtuar Ahmetit, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi si partner të koalicionit ASH-AAA kanë theksuar se parimisht janë dakord për një takim të tillë për koordinim të qëndrimeve të partive shqiptare, por kërkuan të saktësohet rendi i ditës dhe takimi të shtyhet për ndonjë ditë tjetër pas 17 korrikut. 

“Ne mendojmë se mekanizmi politik i Tryezës është një instrument i rëndësishëm politik për koordinimin e qëndrimeve të partive parlamentare shqiptare dhe si i tillë, mendojmë se duhet të vazhdojë të kultivohet për artikulimin e interesave shqiptar… do të ishte mirë që ftesa të ketë edhe një propozim për rend dite, në mënyrë që të kemi një ide më të qartë, për arsyen organizimit të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare”, nënvizohet në letrën e krerëve të ASH- AAA.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami po ashtu dje informoi se nuk do të jetë pjesë e takimit, por është i hapur për takime të tilla. 

“Lëvizja Besa edhe njëherë e konfirmon qëndrimin e vet parimor për të vendosur një model të ri i cili do të vendosë rregulla se takimi i partive parlamentare shqiptare do të realizohet pas formimit të qeverisë së re, që partitë parlamentare shqiptare në qeveri të obligohen me përgjegjësi për realizimin e çështjeve me interes të madh për shqiptarët. Gjithashtu, para përfundimit të mandatit të partive politike shqiptare në qeveri, ato të japin llogaridhënie për realizimin e çështjeve për të cilat janë dakorduar bashkarisht”, nënvizon BESA.

Ndërkohë, nuk ka asnjë përgjigje nga kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi. Nga kjo parti nuk kanë folur se a do të jetë apo jo kryetari i tyre sot në mesditë në hotelin Park në Shkup.

Ahmeti nuk ka hequr dorë nga ky takim, dhe se ai do të jetë i pranishëm, ku pritet të përcjell mesazhe për partitë politike, në këtë periudhë të përpjekjeve për formimin e Qeverisë së re. Nga kjo parti kanë përcaktuar edhe agjendën e tryezës së përbashkët të partive shqiptare. 

“Për takimin e ditës së enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, ju propozojmë agjendën vijuese: Statusi i realizimit të përcaktimeve nga Deklarata e Përbashkët në mandatin e kaluar, -Vlerësim i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 15 korrikut 2020 -Krijimi i Këshillit ndërpartiak në përputhje me Deklaratën e Përbashkët dhe përcaktimi i afateve për realizimin e objektivave të përbashkëta”, nënvizon BDI në përgjigjen drejtuar partive të tjera parlamentare shqiptare.

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 13 gusht 2020

Dashi

Do të përjetoni momente nervozizmi, ndaj mundohuni që ti shtyni sa më shumë debatet. Mundohuni që të qetësoheni dhe të sqaroni çdo gjë që nuk shkon në jetën në çift dhe në raportet ndërpersonale. Edhe në punë, ka ende disa probleme që kërkojnë zgjidhje.

Demi

Nëse keni interes për dikë, mundohuni që ta takoni. Kjo është një periudhë mjaft e favorshme, e cila premton dashuri intriguese. Në punë mund të përjetoni momente tensioni, të cilat duhet të përpiqeni që ti kaloni. Fundjava paraqitet mjaft e mirë.

Binjakët

E enjtja paraqitet mjaft pozitive sa i takon ndjenjave, edhe pse Venusi nuk ka hyrë ende në shenjën tuaj, por Hënën do e keni në krahë. Në punë duhet të tentoni rrugë të reja, por ju duhet një projekt i vlefshëm.

Gaforrja

Duhet ti përkushtoheni më shumë dashurisë, ndaj përpiquni që të organizoni një fundjavë romantike me njeriun e zemrës. Sa i takon punës, duhet të mbështeteni më shumë tek bashkëpunimet, ndaj zgjidhni persona të besueshëm.

Luani

Takimet e reja janë mjaft të favorshme gjatë kësaj dite, pasi sfera sentimentale shihet pozitive. Në sferën profesionale duhet të përpiqeni pak më shumë, në mënyrë që të rregulloni disa situata. Mundësitë që nuk do i shfrytëzoni në javët në vijim, rrezikoni që ti çoni dëm.

Virgjëresha

Duhet të mundoheni që të ruani qetësinë si dhe të shmangni përfshirjen në polemika dhe debate. E njëjta gjë vlen edhe në sferën profesionale, ku rrezikoni që të jeni shumë konfliktual. Mundohuni që të mbani veten nën kontroll, edhe nëse keni të drejtë, pasi reagimi juaj mund t’iu dëmtojë.

Peshorja

Yjet janë mjaft të favorshme në dashuri gjatë kësaj dite, por kjo nuk mjafton nëse në raportin në çift ka një krizë të vazhdueshme. Yjet janë mjaft të favorshme për gjithë ata që synojnë të ndryshojnë projekte dhe të marrin rrugë tjetër për të ardhmen. Edhe në punë, janë mjaft të favorshme ndryshimet.

Akrepi

Do të jeni mjaft tërheqës në këtë periudhë, ndërsa kush është vetëm do të ketë mundësi që të bëjë takime intriguese që mund të transformohen në diçka më të rëndësishme. Mund të bëni projekte me rëndësi për të ardhmen. Ata që janë në punë do të përfshihen në projekte të rëndësishme.

Shigjetari

Në dashuri, mundohuni që të mos e komplikoni jetën më kot. Do të ndiheni pak të lodhur, por kjo gjë nuk duhet t’iu shqetësojë, pasi shumë shpejt do të kalojë, shkruan noa.al.

Bricjapi

Yjet favorizojnë dashurinë gjatë kësaj të enjte. Nëse ka probleme të pazgjidhura, kjo është dita e duhur për tu përballur. Në punë do të jetë një periudhë e qëndrueshme, ndaj ruani ritmin, në mënyrë që të korrni frytet e punës suaj.

Ujori

Ju pret një periudhë pasionante dhe intriguese në dashuri, e cila ju fton që të eksperimentoni dhe ndryshoni. Në punë, do të keni mundësi që të shfrytëzoni një njohje, për të pasur një rezultat të mirë.

Peshqit

Në dashuri do të ketë pasiguri, por kjo gjë do të vijë për shkak se mendoni shumë për të kaluarën dhe kjo gjë ju pengon në historitë e reja. Sa i takon punës, janë mjaft të favorizuar, ata që kanë një punë të tyre.

Merr fund ëndrra e Atalantës, PSG përmbys gjithçka në minutat e fundit dhe siguron gjysmëfinalen

Paris Saint Germian është skuadra e parë që ka siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për këtë sezon, falë një fitore të ‘çmendur’ ndaj Atalantës në Lisbonë, duke e përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2:1 në minutat e fundit të ndeshjes.

Paris Saint Germain ka mundur shumë lehtë të kaloi në epërsi që në minutat e parë të ndeshjes, po të tregohej më i vëmendshëm Neymar kur doli i vetëm përballë portierit vendas.

Në mundësinë e parë serioze, Atalanta ndëshkoi kampionët e Francës.

Ishte Mario Pasalic që në minutën e 27’ shënoi një gol të bukur, për epërsinë 1:0 të Atalantës.

Me Mauro Icardin që markohej mirë dhe me Neymar që vetëm nuk ia dilte të ‘thyente’ mbrojtjen e Atalantës, Thomas Tuchel vendosi që në minutën e 60’ të inkuadronte Kylian Mbappen, me këtë të fundit që sapo është rikthyer nga lëndimi.

Zëvendësimet e Tuchel edhe sollën ‘frytet’, me PSG-në që arriti të përmbysë rezultatin, fillimisht në minutën e 90′, duke barazuar me anë të mbrojtësit Maquinhos në 1:1, ndërsa tre minuta më vonë, Maxim Choupo-Moting shënoi për fitoren 2:1 të skuadrës franceze.

Këtu merr fund ecuria fantastike e Atalantës në Ligën e Kampionëve, ndërsa PSG në gjysmëfinale takohet me fituesin e sfidës RB Leipzig – Atletico Madrid.

Vajza e Putin u vaksinua kundër COVID-19? Zbulohet e vërteta e del bllof Rusia

Qendra Kombëtare e Kërkimit Gamaleya e Rusisë në partneritet me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse ka regjistruar váksinën e parë COVID në botë.

Ndërsa bëri njoftimin sot, Presidenti rus Vladimir Putin tha: “Këtë mëngjes, për herë të parë në botë, u regjistrua një váksinë kundër koronavirusit të ri”.

“Rusia ka zhvilluar váksinën e parë të koronavirusit. Vajza e Putinit merr váksinën e parë COVID-19”, thuhet në titullin e një postimi të tillë.

Megjithatë pretendimi është i rremë. Videoja nuk tregon vajzën e Putinit. Një kërkim i “Reverse Image” bëri që dilte hapur se video në Youtube, i përket datës 26 qershor 2020.

Prandaj, nuk tregon që vajza e Putinit të váksinohej. Në të vërtetë në video është një vullnetare e quajtur Natalia.

iPhone 12: Here’s everything we know

Apple has big plans for 2020, including the rollout of 5G-enabled headsets and the alleged launch of four new devices to the iPhone 12 series.

Let’s Go Digital confirmed that the Apple would be releasing four devices this year, as opposes to previous years when an iPhone series consisted of only three devices. (updated 28 January 2020)

It is believed that apple will be release a budget device in March, ahead of the grand release scheduled for September 2020. To give us an idea of what to expect, concept creator Jermaine Smit create the follow introduction video:

As reported by Mehdi Hossein earlier in January, Apple allegedly planned to release the upcoming iPhone 12 in two phases: the release of sub-6GHz in September 2020, and 5G devices which supports mmWave in 2021.

This caused an uproar among netizens, and many felt disheartened at the prospect of waiting until 2021 for the second launch phase.

Rikthehet fuqishëm koronavirusi në Itali! Ja sa shkoi numri i të inf.ektuarve sot

Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur vetëm 10 persona dhe janë infektuar 481 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 35, 225 , ndërsa numërohen në total 251,713 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë 236 shëruar persona dhe numri në total i pacientëve që kanë fituar betejën me Covid-19 ka shkuar në 202,697 të tjerë.

Ramush Haradinaj propozohet për President Shteti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur sot që Ramush Haradinaj të jetë kandidatura për President të vendit në rast se kjo çështje do të diskutohet në ditët në vazhdim.

Presidentit Hashim Thaçi i mbaron mandati i tij në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Këshilli Drejtues i AAK-së në mbledhjen e sotme që zhvilloi ka kërkuar me shumicë, që në rast se vjen në diskutime posti i presidentit me partnerët e koalicionit ta kërkojnë për Haradinajn.

Haradinaj, i cili është edhe kreu i AAK-së ka falenderuar Këshillin Drejtues dhe njofton se atij i është dhënë autorizimi që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit.

Sot në takimin me strukturat udhëheqëse të Aleancës, u diskutuam për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend, me theks të veçantë tek menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi dhe mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës.

Aleanca qëndron fuqishëm në përkrahjen e menaxhimit efektiv të pandemisë, duke përkrahur bizneset dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve, me masa të propozuara nga ekspertët shëndetësor.
Gjithashtu në dialogun me Serbinë, ne jemi për marrëveshje që sjell njohjen në kufijtë ekzistues, duke ruajtur karakterin unitar të Kosovës së 17 shkurtit.

Ne jemi kundër dialogut teknik, i cili për më shumë se një dekadë i ka shkuar në favor vetëm Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar.

Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë.”, shkruan Haradinaj.

Ligji i ri për fluturimet, zbardhen të gjitha ndryshimet që prekin pasagjerët dhe kompanitë e avionëve

Kodi i Ri Ajror do të sjell një sërë ndryshimesh për kompanitë e fluturimit dhe pasagjerët. Ai është publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare dhe pritet të hyjë në fuqi brenda muajit gusht.

Ja ndryshimet që janë bërë në kodin e ri:

Së pari, me ndryshimet bëhet rregullimi ligjor i përdorimit të hapësirës ajrore shqiptare dhe të marrëdhënieve juridike në fushën e aviacionit civil.

Së dyti, bëhet rregullimi i veprimtarisë së avionëve civilë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, të avionëve për të cilët Republika e Shqipërisë merr përgjegjësi sipas dispozitave të këtij Kodi, në përputhje me nenin 83 bis të Konventës së Çikagos, dhe të avionëve të regjistruar në një shtet tjetër, por që operojnë me licencën e operimit të lëshuar nga autoriteti kompetent licencues i Republikës së Shqipërisë.

Së treti, sjell në vëmendje organizimin e hapësirës ajrore dhe përdorimin fleksibël të saj, duke sqaruar konceptin e këtij përdorimi. “Koncepti i përdorimit fleksibël të hapësirës ajrore do të zbatohet në tri nivele të menaxhimit të hapësirës ajrore (strategjik, pretaktik dhe taktik). Për koordinimin e veprimeve brenda fushëveprimit të kompetencave të tyre, lidhur me përdorimin e hapësirës ajrore dhe kontrollin e zonave të sigurisë rreth aeroporteve civile, krijohet komiteti për përdorimin fleksibël të hapësirës ajrore shqiptare, me përfaqësues të Ministrisë përgjegjëse për Transportin dhe të ministrisë përgjegjëse për Mbrojtjen” do të sqarohej më herët gjatë diskutimeve të Kodit në Parlament.

Lidhur me operimet në transportin ajror janë shtuar disa dispozita për disa kategori të caktuara operimi lidhur me shërbimet ajrore të programuara, jo të programuara, fluturimet sportive, fluturimet për qëllime private, punët ajrore. Në lidhje me certifikatën e operatorit ajror, kodi i ri përcakton se lëshimi bëhet nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Në nenin 29 “Çmimet dhe tarifat”, në përputhje me rregulloren përkatëse europiane (1008/2008) përcaktohet që transportuesit ajrorë të caktojnë lirisht çmimet e tarifat e shërbimeve ajrore dhe, mbi bazën e reciprocitetit, të zbatojnë dispozitat përkatëse të marrëveshjeve dypalëshe dhe marrëveshjes shumëpalëshe. Këto parashikime më shumë saktësojnë ato që janë në ligjin ekzistues. Në këtë kapitull janë vendosur disa parashikime bazë për fluturimet sportive, punët ajrore apo fluturimet private, të cilat në ligjin në fuqi nuk trajtohen.

Sa i takon kapitullit “Përgjegjësia dhe të drejtat e pasagjerëve”. Dispozitat e këtij kapitulli të ndarë në gjashtë nënkapituj janë të njëjta me ato të ligjit aktual, është shtuar neni 154 “Sigurimi për pasagjerët, bagazhet dhe ngarkesën”, për të bërë më të qartë nenet e tjera që lidhen me sigurimin e detyruar.

Ky nen saktëson shumën minimale të mbulimit të sigurimit për përgjegjësinë ndaj pasagjerëve, bagazheve dhe të ngarkesës, kjo edhe sipas rregullores 785/2004 për sigurimin e detyrueshëm.

Tek kapitulli “Kundërvajtjet dhe gjobat” (neni 160-162) përcaktohen konkretisht ato shkelje, të cilat përbëjnë kundërvajtje administrative dhe masa e gjobës që variojnë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë për subjektet dhe deri në 200 000 lekë për individët. Ndryshimi nga ligji në fuqi konsiston në rritjen e vlerës maksimale të gjobës, e cila është dyfishuar, si dhe shoqërimit të këtyre gjobave edhe me sanksione në pezullimin ose revokimin e licencës, certifikatës apo të dëshmisë përkatëse.