Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish presidentin Ilir Meta. Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shprehet se Meta edhe pse ka marrë gjithçka ende nuk ngopet, por ngatërron dynjanë.

“Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t’i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?! Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma!”, shkruan Rama.

Ky reagim i kryeministrit Edi Rama vjen, pasi pak më herët zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, përmes një postimi në “Facebook” iu përgjigj kryesocialistit, duke thënë se më mirë është të jesh opozitar se tradhtar ose zurar. Ndërkohë, Rama nuk ka nguruar ta quajë Metën “shef i shtabit elektoral të opozitës”.