Austria ka rivendosur hapjen e kufirit me Shqipërinë pasi mori vendimin për të mbyllur të gjitha fluturimet.

Megjithatë bëhet me dije se kufiri do të hapet vetëm për personat që janë rezidentë në Austri ose kanë nënshtetësi austriake.
Ky vendim vlen edhe për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. 35 fluturime janë planifikuar nesër nga TIA dhe do të rihapen fluturimet me Austrinë dhe një linjë direkte në Frankfurt.

“Austria hap fluturimet me Shqipërinë, ndonëse veç rezidentët EU përfitojnë për momentin. Lufthansa, pas 5 muaj pezullim, rifillon fluturimet me Frankfurtin. 35 Fluturimet e konfirmuara për datën 01.08.2020,” thuhet në njoftimin e TIA.

Austria kishte ndaluar fluturimet me 18 shtete, por megjithatë të gjithë qytetarët që zbresin nga vende me rrezikshmëri duhet të dëshmojnë testin PCR negativ.