Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka reaguar ashpër ndaj kolegut të tij, Ralf Gjonit kur ky i fundit ka folur për gratë e mbuluar. Valteri i cilëson si të pa pranueshme deklaratat e Ralf Gjonit.

Në seancën plenare të ditës së sotme, Ralf Gjoni ka hedhur akuza se sipas tij presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, po i afrohet vendit tonë për të kapur tendera, ku ka folur edhe për fenë, ndërkohë ka përmendur edhe gratë e mbuluara.

“Çfarë kërkon Vaherlyi, që Shqipëria të mbesë vetëm me pensionistë si Spartak Braho? Apo me fëmijë kriminelësh, apo me gra të mbuluara islamike? Çfarë kërkon Vaherly?”, tha Gjoni ndër të tjera.

Ndërkohë, Valteri thekson se Gjoni duhet që të lajë gojën kur të flasësh për zonja të nderuara me shami sepse janë shumë herë me të lartësuara se sa ata që mbron ai.

“Ralf lëre fenë jashtë parlamentit dhe kur të flasësh për zonja të nderuara me shami laj gojën sepse janë shumë herë me të lartësuara se sa ata që mbron ti. Do isha shumë i nderuar të kisha miqësi me Erdoganin, po ca të bëj se s’më lidh asgjë me të.

E nderuar zonja e seancës njerëz islamofobë mundohuni ti largoni nga kjo seancë. Ralf, jam më shqiptar se ti, por të lutem mos fol këtu,” tha mes të tjerash Valteri nga foltorja e Kuvendit.