Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan sot paradite ka dhënë një intervistë për mediat Turke ku shprehu shqetësimet e tij për politikën Greke me Shqipërinë duke theksuar edhe të ashtuquajturin “Ligjin e luftës”.

Ndër të tjera Erdogan u paraqit me një gjuhë tepër të ashpër në këtë intervistë duke kërcënuar ministrin e jashtëm Grek Dendias i cili dje vizitoi Shqipërinë.

Erdogan i mllefosur nga strategjia politike shoviniste greke për pretendime territoriale tha se mezi pret që atë të ashtuquajtur “Ligj i luftës” ta bën edhe me Turqinë!

Erdogan i bën thirrje Kryeministrit Shqiptar Edi Ramës që të mos dialogon për çështje që cënojnë të drejtat ndërkombëtare të shtetit Shqiptar.

“Greqia me shekuj është munduar të përul Shqiptarët por gjithmon ka hasur në pengesa të mëdha pasi Shqiptarët e mbrojnë me gjak atë çka ju takon atyre” theksoi Erdogan.

Erdogan i bënë me dije Greqisë që të mos fus hundët në tokat Shqiptare sepse Shqiptarët dhe Shqipëria nuk janë vetëm, Turqia do të jetë gjithmon krah i Shqipërisë dhe do ti mbron interesat e shtetit Shqiptar përgjithmonë nga hijenat Greke të cilët po cënojnë stabilitetin e rajonit, siç kan bërë me shekuj të tërë.

Si përfundim Erdogan theksoi se Shqipëria i gjendet pranë Turqisë dhe aleatëve të saj në çdo moment. Mes dy shteteve ka raporte të mrekullueshme politike dhe strategjike dhe kështu do të vazhdojnë përjetësisht, përfundoi Erdogan. /Lajmenoy.info