Prej më shumë se 6 muajsh qindra shkencëtare dhe ekspertë të shëndetësisë janë në garë për prodhimin e vaksinës kundër virusit. Ndërkohë që ditë pas dite shifrat ditore të të vdekurëve dhe të infektuarëve është vetëm në rritje.

Italia një prej vendeve më të goditura nga pandemia Covid-19, ka nisur tashmë eksperimentimin e vaksinës kundër COVID-19 tek njeriu. Kjo vaksinë e prodhuar nga kompania italiane bio-teknologjike “ReiThera” do të eksperimentohet tek 90 persona të shëndetshëm, 45 prej të cilëve janë të moshës nga 18-55 vjeç dhe 45 të tjerë nga mosha 65 deri në 85 vjeç.

Në bazë të raportimeve që kanë bërë mediat italiane kjo vaksinë do të eksperimentohet në 6 grupe me nga 15 persona, të cilët do të marrin tre doza të saj.

Eksperimentimi do të kryhet ne Instutin e Sëmundjeve Infektive, “Spallanzani”, në Romë dhe mbështëtet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë e nga sistemi shëndetësor i rajonit te Lazios.