Bashkimi Evropian pret nga liderët në Ballkanit Perëndimor që të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të jenë në dëm të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, këtë të hënë në lidhje me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç është, ndaj serbëve që tregojnë se ku janë varrezat e shqiptarëve nëpër Serbi, ka theksuar se liderët e Ballkanit duhet të përmbahen dhe të jenë shembull për të gjithë.

“Do të duhej të ishte e qartë për të gjithë përfaqësuesit e vendeve të cilat kanë aspirata për t’u anëtarësuar në BE, se ata do të duhej të përmbushin obligimet e tyre për të forcuar raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Këto janë vlera të cilat i mbron dhe avancon BE-ja. Liderët politikë duhet vërtetë të jenë shembull duke zgjedhur që të punojnë së bashku, të promovojnë bashkëpunimin dhe klimën e besimit të ndërsjellë, respektit dhe mirëkuptimit, e jo të japin deklarata që shkojnë në të kundërtën”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Stano ka thënë se në përgjithësi, BE-ja nuk i komenton deklaratat e politikanëve, por ditëve të fundit kanë vërejtur se disa deklarata që nuk shkojnë në drejtim të rritjes së mirëbesimit dhe pajtimit mes popujve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Jashtëm serb, ka bërë disa deklarata, që në Kosovë janë konsideruar kërcënuese, për serbët që bëjnë të ditura lokacionet e shqiptarëve të varrosur në territorin e Serbisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë me serbët të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, iu tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, ka thënë ai për mediat vendase.

Çështja e të pagjeturve është njëra prej temave për të cilën është diskutuar në takimet e fundit, të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Bashkëpunimi me strukturat ndërkombëtare të drejtësisë dhe procedimi i krimeve të luftës është një prej kushteve për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky kusht pritet të përsëritet në paketën e zgjerimit dhe raportet vjetore të progresit të cilat Komisioni Evropian do t’i miratojë të martën.

Në ndërkohë, Qeveria e Kosovës i ka cilësuar si “skandaloze” deklaratat e zyrtarëve serbë duke shtuar se këto deklarata dëshmojnë se “Beogradi zyrtar, gjatë gjithë këtyre viteve, qëllimisht dhe vetëdijshëm i ka mbuluar gjurmët e krimit, duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive, në të cilat kanë përfunduar qindra-mijëra civilë të pafajshëm”.

Marrë nga: Rel