Rrëzohet ligji për UÇK/ Kuvendi nuk e voton pas kritikave të SHBA dhe BE

Projektligji për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të procedohet sërish në seancë plenare, tha propozuesi i këtij legjislacioni, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Gazmend Bytyçi.

“Ky ligj në bazë të rregullores së Kuvendit do të procedohet në secilën seancë, çdo seancë që do të kemi pikë e parë do të jetë ky ligj derisa të votojnë 61 deputetë për, kundër ose abstenim”- tha Bytyçi.

Bytyçi tha se ishte i befasuar që sot deputetët nuk votuan pro këtij projektligji, i cili sipas tij “mbron vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Duke folur për kritikat që ka marrë ky ligj nga ambasada amerikane në Prishtinë dhe diplomatë të tjerë ndërkombëtarë, Bytyçi tha se ligji nuk cenon as lirinë e shprehjes, as të fjalës, nuk frikëson asnjë grup qytetarësh dhe është një ligj i cili ruan, vlerëson dhe mirëmban një pjesë të veçantë të historisë. Gjatë seancës plenare, vetëm 36 deputetë morën pjesë në votimin e këtij projektligji – duke pamundësuar që ai të kalojë në leximin e parë.

Ky projektligj, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, që është në opozitë, ka nxitur reagime të shumta për shkak se vlerësohet se mund të cenojë lirinë e shprehjes si dhe krijon mundësi për të frikësuar dëshmitarë potencialë të proceseve gjyqësore ku përfshihen ish-pjesëtarë të UÇK-së. Me përmbajtjen e projektligjit nuk është pajtuar ambasada amerikanë në Prishtinë./TCH

Horoskopi ditor për nesër, e premte 14 gusht 2020

Dashi

Kjo ditë mund të jetë vërtetë e bukur, nëse keni njeriun e duhur në krahë. Ndonjë problem mund të hasni me të lindurit e shenjës së gaforres dhe peshores. Në punë do të keni mundësi të mira, por bëni kujdes me konsolidimin ekonomik.

Demi

Ju pret një fundjavë e bukur sa i takon ndjenjave dhe do të ndiheni mjaft energjik. Edhe në punë gjërat do të ecin më mirë, ku do të jeni të përqendruar dhe do të keni mundësi që të bëni projekte për të ardhmen.

Binjakët

Mundohuni që të dilni nga guaska ku ndodheni dhe të shoqëroheni me më shumë njerëz. Ata që janë çift, do të kenë mundësi që të mendojnë për diçka të re. Edhe në sferën profesionale, ndryshimet janë mjaft të favorshme.

Gaforrja

Nëse duhet të flisni me dikë dhe të sqaroni diçka, kjo është dita ideale për ta bërë. Mos e humbni besimin në dashuri. Yjet janë në anën tuaj, sa i takon ndjenjave. Kujdes duhet të bëni me shpenzimet.

Luani

Ndjenjat do të jenë në rritje gjatë kësaj dite. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të bëjnë takime të reja dhe të tregohen të hapur për emocione të reja. Jeni mjaft të hapur edhe për ndjenja të kënaqshme. Dita parashikohet mjaft pozitive edhe sa i takon punës, ndaj mundohuni që të shmangni kundërshtitë e së kaluarës.

Virgjëresha

Jeni nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë, por kjo situatë do të jetë kalimtare, shkruan noa.al. Mundohuni që të ruani qetësinë. Sa i takon punës, duhet të qartësoni gjërat e mbetura pezull.

Peshorja

Mundohuni që të rrini larg polemikave dhe tensioneve, pasi mund të jeni tejet nervoz sa i takon jetës personale dhe sentimentale. Edhe në sferën profesionale ka diçka që ju shqetëson, ndaj mundohuni që të zgjidhni problemet e pazgjidhura.

Akrepi

Çiftet e qëndrueshme do të kenë mundësi që të bëjnë projekte afatgjata. Kush është në kërkim të një konfirmimi në dashuri, do e marrë në këtë periudhë. Në punë, do të ketë mundësi rikuperimi lidhur me një projekt që kishte ndaluar.

Shigjetari

Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të bëjnë takime të reja, të cilat mund të çojnë në lindjen e historive pasionante. Në punë, duhet të nisni të angazhoheni për të marrë diçka më shumë. Duhet një programim i kujdesshëm.

Bricjapi

Kjo është një ditë mjaft pozitive për ndjenjat, ku takimet e reja janë mjaft të favorshme, sidomos me të lindurit e shenjës së akrepit dhe peshqve. Në punë mundohuni që të ruani qetësinë, edhe pse mund të mos e keni të lehtë.

Ujori

E premtja do të jetë mjaft pozitive për dashurinë, ku do të keni mundësi që të ndryshoni mënyrën tuaj të të menduarit. Edhe kush ka përjetuar një zhgënjim, do të ketë dëshirë për emocione të reja. Në punë do të keni dëshirë për ndryshim, edhe pse mund të ketë probleme për të kaluar.

Peshqit

Bëni mirë që të shtyni një debat, në mënyrë që të mos e shkatërroni ditën. Duhet të përpiqeni që të zgjidhni disa tensione. Ndonjë problem ose vonesë do të shfaqet në punë, por nuk do të jenë të pazgjidhshme.

Shëronte të infektuarit nga COVID-19? Bllokohet vizita në liqenin rozë

Ngjarje të tilla si pandemitë, natyrisht lënë vend për t’u komentuar edhe pas qindra vjetësh, ndërsa përmasa e tyre dhe impakti që kanë në jetët njerëzore, është një anë tjetër e medaljes, ku secili tregon historinë e tij dhe mënyrën se si e ka përjetuar.

Koronavirusi ende ndodhet mes nesh, madje shumë kokëfortë për të deportuar në secilin, e momentalisht është në dorën e secilit për të qëndruar sa më i mbrojtur për të mos u ‘përleshur’ me këtë virus vdekjeprurës sikurse e kanë konsid4ruar autoritetet shëndetësore në gjithë botën.

Liqeni Kobeytuz në Kazakistan është njëri prej më të bukurve në botë, me një ngjyrë rozë të mrekullueshme i cili merr pamjen e rrallë falë disa algave që rriten në baltën poshtë tij.

Por edhe pse është një prej vendeve më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj, autoritetet në Kazakistan janë detyruar të bllokojnë hyrjet.

Kjo vjen pas lajmeve të përhapura se uji i kripur i liqenit, që ndodhet në lindje të kryeqytetit të Kazakistanit Nur Sultan, ndikon në shërimin apo mbrojtjen nga Covid-19, ndërsa njerëzit u dyndën masivisht për të shpëtuar nga pandemia. Disa madje merrnin baltën duke e shitur me shishe online, si ilaçi kundër Covid-19.

Kjo detyroi ndalimin e vizitorëve nga autoritetet që sipas tyre, liqeni ka pësuar dëme të shumta për shkak se sistemi ekologjik atje është tepër i brishtë. Do të duhen, thonë ata, 10 deri në 15 vite që gjërat të rikuperohen, ndërsa shumë prej atyre që besonin në një ‘dogmë’ të tillë kanë mbetur të zhgënjyer.

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, ja sa shkallë ishte

Një tërmet epiqendra e të cilit ishte 105 km në juglindje të Shkupit dhe buron nga epiqendra e Pehçevës u regjistrua sot në orën 16:44 nga Rrjeti Sizmologjik Telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.

“Tërmeti kishte një madhësi lokale magnitutë prej 3.2 Rihter, dhe u ndje nga banorët e Pehçevë, Berovës dhe zonën përreth me intensitet III gradë sipas shkallës makrosismike evropiane”, thonë nga Observatori Sizmologjik në Shkup.

Si do të vaksinohen shtatë miliardë njerëz kundër COVID-19?

Ekipet në të gjithë botën po punojnë për të zhvilluar një vaksinë që do të jetë efektive kundër coronavirusit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson e ka quajtur “përpjekjen më të shpejtë të përbashkët të jetës sonë”, raporton BBC.

Larg nga shkenca e teknologjisë së lartë për të gjetur një formulë fituese, po punohet edhe për mënyrën se si do të shpërndahet për shtatë miliardë njerëz.

Në Mbretërinë e Bashkuar, zemra e kësaj përpjekje është në Universitetin Harwell Science, në një bazë të ish-RAF në Oksfordshire.

Do të jetë Qendra e Prodhimit dhe Inovacionit të Vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar (VMIC), e cila ishte paraparë ende pa u shfaqur pandemia globale që tashmë po njihet si COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Ne me të vërtetë kemi përgjysmuar afatin kohor. Megjithëse ishim përgatitur ta kemi në fund të vitit 2022, tani shpresojmë ta kemi në 2021”, shpjegon Matthew Duchars, shefi ekzekutiv i VMIC.

Duchars nuk e ka shfrytëzuar ende pushimin veror sepse e di që ky vend mund të arrij të prodhojë një vaksinë. Ai është në kontakt të vazhdueshëm me hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit.

Matthew thotë se është një përgjegjësi e madhe “Është shumë e rëndësishme, jo vetëm për vendin, por globalisht, që të jemi në gjendje të prodhojmë këtë lloj të vaksinës shpejt dhe në mënyrë efektive”.

“Për të përdorur një analogji – është si të piqni një tortë në shtëpi. Mund të kaloni orë të tëra duke përgatitur tortën e përsosur dhe tani duhet të piqni 70 milionë të tjera, ku të gjitha duhet të jenë perfekte. Është mjaft sfidë e madhe”, tha mjeku.

Universiteti i Oksfordit tashmë po përpiqet të sigurojë hapësirën e mjaftueshme të përkohshme të laboratorit për të filluar prodhimin e vaksinës, madje edhe para se të dijë rezultatin e provës globale.

Në fund të fundit, raca njerëzore do të duhet të bëjë miliarda doza të disa llojeve të vaksinave COVID-19. Të gjithë ata do të duhet të prodhohen, shpërndahen dhe administrohen në të gjithë globin.

Aleanca ndërkombëtare e vaksinave – Gavi – po i nxit vendet që të fillojnë të mendojnë për formimin e vaksinave, transmeton Telegrafi.

Por nuk është e lehtë që të bëhet një bashkëpunimin ndërkombëtar, sepse shumë vende të pasura tashmë kanë bërë marrëveshje bilaterale me kompanitë farmaceutike për ta siguruar të parët ilaçin.

Mjeku Charlie Weller, kreu i vaksinave në Wellcome Trust të Mbretërisë së Bashkuar, thotë se vendet do të duhet të bëjnë disa pyetje të sinqerta.

“Kush ka nevojë për këtë vaksinë? Cilat janë grupet më të rrezikuara? Dhe cilët kanë më së shumti përparësi? Sepse ajo që ne e kemi mjaft të qartë është se çdo vaksinë fillestare ka të ngjarë të tejkalojë furnizimet, kështu që zgjedhjet do të duhet të bëhen”, pohoi Weller.

Edhe bërja e vaksinimeve aktuale do të jetë e ndërlikuar. Për shembull, Mbretëria e Bashkuar po shikon një model për të shfrytëzuar rrjetin e qendrave të vendvotimeve si një mënyrë për të vaksinuar popullsinë. Por për vendet e varfëra është edhe më tërheqëse.

Mjeku insiston se sistemet e forta të kujdesit shëndetësor do të jenë thelbësore, me punonjësit e kujdesit shëndetësor që kanë aftësitë e duhura teknike për të imunizuar grupet e synuara.

Shkencëtarët të gjithë mendojnë se do të gjendet një lloj vaksine. Por shumë prej tyre thonë se është e pamundur që të vaksinohen miliarda njerëz.

Del shifra/ Rusia përcakton çmimin për vaksinën anti-Covid

Në një prononcim për mediat, kryetari i bordit të drejtorëve të kompanisë R-Pharm,- e cila është dhe kompania ruse e cila pretendon se ka zbuluar vaksinën ndaj COVID-19-, Alexei Repik, ka zbuluar se çmimi i vaksinës ruse ndaj koronavirusit, për tregun ndërkombëtar, fillimisht do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza.“Çmimi do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza për tregun e eksportit”, u shpreh Alexei për kanalin televiziv Rusia-24.

Ai tha se çmimi do të ndryshojë në të ardhmen, nëse prodhimi i vaksinës do të arrijë një shkallë të mjaftueshme industriale. Sakaq, Rusia është vendi i parë deri më tani që ka njoftuar krijimin e një vaksine kundër koronavirusit të ri.

Ky fakt ka ngjallur debat ndërkombëtar, duke qenë se Organizata Botërore e Shëndetit dhe shtete të tjera të fuqishme, e shohin me skepticizëm dhe dyshim efikasitetin e kësaj vaksine.

Shqiptari nga Kosova u arr estua në Kukës për Lamborghinin e vje dhur, vjen përgjigja nga Interpoli

Një i ri nga Kosova është arr estuar nga policia në Kukës më 27 korrik, pasi dyshohej se automjeti tip Lamborghini rezultonte i vje dhur në Itali.

Ai akuzohet për trafikim të mjeteve motorike.

Megjithatë, pas dërgimit të letërporosive nga ana e autoriteteve shqiptare më 4 gusht drejt Interpol Romës dhe zyrave qendrore të Interpolit në Bazel, rezultoi se automjeti nuk ishte i vje dhur, bën me dije “News 24”.

36 vjeçari nga Kosova, Labinot Ramadani e zotëronte makinën e shtrenjtë me dokumente të rregullta. Materiali i është përcjellë Prokurorisë së Kukësit.

Policia thoshte atë ditë se super-makina “Lamborghini Gallardo” dyshohej e vjedhur në Itali 9 vite më parë. Kosovari që e zotëronte makinën jeton në Zvicër./bw

Italia regjistron rritje të rasteve të reja me Covid

Italia po përjeton shtim të rasteve ditore me Covid-19 javët e fundit.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 523 raste të reja, nga 481 të ditës së kaluar.

Ndërkohë numri i viktimave është ulur pasi sot janë raportuar 6 kundër 10 të bilancit të djeshëm.

Totali i të vdekurve në Itali si pasojë e Covid-19 është 35,321, ndërkohë që mbetet Lombardia rajoni më i prekur.

Meshkujt shqiptarë, ndër më të shkurtrit në Europë

Meshkujt shqiptarë janë ndër më të shkurtrit në Europë, me gjatësi mesatare prej 1.74 m. Të dhënat janë publikuar nga portali www.averageheight.co, i cili ka mbledhur të dhënat për gjatësinë mesatare të popujve të ndryshëm në të gjithë botën.

Ndër 34 vende të Europës, Shqipëria renditet në vendin e 31-të për nga gjatësia, duke kaluar vetëm Portugalinë, me gjatësi mesatare prej 1.73 m, Rumaninë, me 1.72 m dhe Maltën me 1.69 metër.

Meshkujt shqiptarë kanë të njëjtën gjatësi të trupit me turqit.

Në anën tjetër, vendet e rajonit qëndrojnë në krye të renditjes për gjatësinë e shtatit. Boshnjakët renditen të parët në Europë dhe në botë si më të gjatët, ku gjatësia mesatare e një burri pritet të jetë 1.839 m.

Po ashtu edhe vendet e tjera të rajonit janë në krye të klasifikimit për gjatësinë e trupit. Një burrë në Malin e Zi  pritet që të ketë gjatësi mesatare 1.832 m, ndërsa serbët renditen në vendin e gjashtë me një diferencë të ngushtë prej 1.82 m. Gjatësia mesatare e një burri në Kroaci pritet të jetë më shumë se 1.80 metër.

Në Bashkimin Europian, vendet ku meshkujt kanë shtatin më të lartë janë Holanda, 1.838 m, Danimarka, me 1.826 m dhe Gjermania, 1.81 m.

Në vendet fqinje si Greqia dhe Italia, meshkujt kanë gjatësi mesatare përkatësisht 1.783 m dhe Italia me 1.76 m.

Francezët, zviceranët dhe bullgarët kanë një gjatësi mesatare prej 1.75 m.

Sipas të dhënave të publikuara nga tabela e gjatësisë e averageheight.co, burrat më të shkurtër në botë janë në Indonezi. me një gjatësi mesatare prej vetëm 1.58 m. Duke analizuar të dhënat e mbledhura në 101 vende të botës, kontinenti aziatik ka burrat më të shkurtër, së bashku me Amerikën e Jugut./Burimi: Monitor

Në pritje të vaksinës/ Çfarë po shpreson Gjermania, pse agjencia e Shëndetit Publik fshiu raportin e publikuar

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn ka njoftuar se pret që në muajt e ardhshëm, apo përfundimisht vitin e ardhshëm (2021) të zbulohet një vaksinë ndaj COVID-19.ministri gjerman

Më 12 gusht, agjencia e shëndetit publik në Gjermani fillimisht publikoi një raport ku thoshte se në vjeshtë do të ketë një vaksinë por, më pas, dokumenti u fshi nga faqja e internetit e Institutit Robert Koch (RKI).

Instituti tha se dokumenti nuk ishte i përditësuar dhe ishte botuar gabimisht, raporton Reuters.

“Unë jam optimist se në muajt e ardhshëm, dhe sigurisht në vitin e ardhshëm, mund të ketë një vaksinë”, i tha Spahn televizionit gjerman ZDF.

Spahn nuk pranoi të caktojë një muaj specifik në të cilin vaksina do të ishte e gatshme, duke thënë se akoma nuk është e mundur të përcaktohej se sa shpesh njerëzit kanë nevojë të vaksinoheshin ose sa do të zgjaste imuniteti nga ajo vaksinë.

“Por, një gjë që mund të themi është se falë të gjithë neve që punojmë së bashku – studiuesve, shkencëtarëve, publikut – me siguri do të kemi një vaksinë më shpejt se kurrë më parë në historinë e njerëzimit”, tha ministri gjerman.

Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi të martën se Rusia ishte bërë vendi i parë që ka miratuar një vaksinë ndaj COVID-19.

Spahn përsëriti dyshimet e tij për atë vaksinë, të quajtur “Sputnik V”, duke thënë se kishte relativisht pak të dhëna për të.

Të enjten në Gjermani janë regjistruar 1.445 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 219.964.

Instituti Robert Koch (RKI) raportoi se janë shënuar edhe katër vdekje. Deri më tani, në Gjermani nga sëmundja COVID-19, kanë humbur jetën 9.211 persona. Rel